Fundamenti

Kurteshi-Emini: Reshat Ymeri është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Në 31-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Reshat Ymeri, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se Reshat Ymeri është simbol i sakrificës për lirinë e shqiptarëve.

FITORJA

“Sot e kujtojmë dhe nderojmë veprën e tij të lavdishme për kauzën e përgjithshme kombëtare për çlirimin e vendit, për arritjen e lirisë dhe për rezultatet që ne i prekim sot – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjilani në janar, përpos Reshat Ymerit, ka dhënë shumë heronj, siç është Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Kurteshi Emini.

Ndryshe, para 31 vitesh, më 29 janar 1990, Reshat Ymeri (1962) u qëllua për vdekje nga policia serbe, derisa po demonstronte kundër dhunës dhe padrejtësive të Beogradit mbi shqiptarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.