UBT

Kurteshi-Emini: Maliqi ishte një nga figurat më të mëdha politike dhe institucionale në Gjilan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kuvendarët e Gjilanit, në fillim të seancës së sotme të jashtëzakonshme, kanë nderuar drejtorin komunal për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, i cili ndërroi jetë më 25 gusht të këtij viti, vetëm pak javë para se të pensionohej.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, duke u shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, tha se Zijadin Maliqi ishte një nga figurat më të mëdha politike dhe institucionale në komunën tonë.

Zijadin Maliqi, në disa mandate ka qenë edhe këshilltar komunal dhe në disa mandate të tjera drejtor për buxhet dhe financa, menaxher i Zyrës së Prokurimit si dhe ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

UBT

Si ekonomist, para lufte, punoi profesor i lëndëve ekonomike si dhe në Këshillin kombëtar për financim.

Maliqi konsiderohet ndër njohësit më të mirë të politikave buxhetore dhe financiare në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.