Fundamenti

Kurteshi-Emini: Investimet do t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar nëpër lokalitete

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Cikli i dëgjimeve buxhetore, të cilin e ka nisur dje Komuna e Gjilanit, ka vazhduar sot në fshatrat Zhegër e Malishevë, ku janë dëgjuar dhe evidentuar kërkesat e qytetarëve, të cilat do të përfshihen në listën e prioriteteve për investime gjatë vitit 2022.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se me në të dyja këto takime, kanë dominuar kërkesat për rrugë, kanalizime, salla sporti, trotuare e parqe, si nevoja më të rëndësishme për këto lokalitete.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale si Komunë që investimet t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar, si në fshat, ashtu edhe në qytet, duke iu dhënë përparësi projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Kurteshi-Emini.
Përndryshe, cikli i dëgjimeve buxhetore vazhdon në lokalitetet tjera, sikurse takime të veçanta do të mbahen edhe me gra, rini dhe komunitete.

Eco Higjiena

Komuna e Gjilanit nuk projekton asgjë pa konsultime paraprake me qytetarin, i cili i njeh dhe i ndjen më së miri nevojat e lokalitetit ku jeton, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.

Dëgjimet buxhetore organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.