RCCOLA

Kurteshi Emini i shpreh mirënjohje ekipit emergjent të Gjilanit për mobilizimin kundër pandemisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e shtabit emergjent, kanë pritur në takim informimi kryesuesen e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini dhe shefat e grupeve politike, Avdyl Aliu (LDK), Nevzad Isufi (LVV), Riza Abdyli (PDK) Xhevat Demiri (AAK), Mimoza Kadriu (NISMA) dhe Ibish Ibishi (i pavarur).

Pas takimit, kryesuesja e Kuvendit Komunale, në emër të shefave të grupeve, ka falënderuar ekipin emergjent për angazhimin dhe mobilizimin e madh kundër përhapjes së Covid-19.

“Nga ky takim, kemi marrë përgjigje për të gjitha interesimet tona lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Ne u jemi mirënjohës dhe falënderues krejt këtij angazhimi e mobilizimi që po e tregojnë institucionet komunale bashkë me ato regjionale, për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi”, tha Kurteshi Emini.

UBT

Ajo konfirmoi se Kuvendi Komunal është në gatishmëri të plotë që t’i dalë në ndihmë qytetarëve saherë u kërkohet, siç ka qenë edhe rasti i fundit i seancës së jashtëzakonshme për ndarjen e mjeteve financiare.

Përmes kësaj konference, në emër të të gjitha grupeve politike, Kurteshi Emini u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë të gjitha masat për parandalimin e coronavirusit.

Në këtë kohë pandemie, një respekt të veçantë e meritojnë të gjithë ata që janë diagnostiku më Covid 19, e të cilët me vullnetin e tyre, heqin dorë nga e drejta e privatësisë, dalin publikisht në media, tregojnë kontaktet e tyre, flasin për gjendjen e shëndetësore dhe jepin mesazhe inkurajuese. Paraqitja e këtyre njerëzve, bënë që sëmundja të duket si diçka reale dhe normale, e jo një “gogol” i mistershëm, e i frikshëm./rajonipress/