GRANDEMALL

Kurteshi-Emini i jep mbështetje idesë për një plan veprimi për personat me aftësi të kufizuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka kërkuar nga institucionet komunale që të bashkëveprojnë me Komitetin për personat me aftësi të kufizuar, me qëllim që të sigurohen shërbime sa më të mira dhe sa më të lehta për këtë kategori.

Njëherësh, në këtë takim, Kurteshi-Emini ka falënderuar këtë trupë komunale, për gjithë punën dhe angazhimin e saj për të jetësuar agjendën e Kuvendit dhe Komitetit dhe po ashtu ka premtuar mbështetje të idesë për hartimin e një plani komunal të veprimit për personat me aftësi të kufizuar.

Për më tepër, ajo ka thënë se personat me aftësi të kufizuar janë kategori e veçantë dhe shumë e vlefshme, prandaj do të kujdesemi dhe angazhohemi që ata të ndjehen pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit ka bërë një hap tutje në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie, duke e themeluar Komitetin e personave me aftësi të kufizuara, i cili po shërben si trupë ndihmëse e Kuvendit Komunal, në identifikimin e nevojave të këtyre personave dhe rekomandimin e tyre për miratim në Kuvend.

Komiteti ka për detyrë të bëjë propozime për rregullore të ndryshme dhe akte tjera të brendshme për fushën e aftësisë së kufizuar, të analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e peronave me aftësi të kufizuar dhe të drejtat e tyre, të përcaktojë prioritetet në këtë fushë dhe të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.