Eko Higjiena

Kurteshi-Emini: Gjilani është një komunë shumë miqësore me fëmijët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini ka pritur sot në një takim pune në zyrën e saj Asamblesë e Fëmijëve, ku është diskutuar për aktivitetet e deritashme, sukseset dhe sfidat e të rinjve, pastaj rreth përpilimit të planit të punës për periudhën e ardhshme si dhe koordinimin e aktiviteteve.

Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka përgëzuar asambleistët e vegjël për punën e deritashme si dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në të ardhmen, duke iu premtuar mbështetje në të gjitha aktivitetet që ndërmerre asambleja e fëmijëve.
“Do të jemi pranë jush në çdo çështje dhe çdo proces që është në interes të fëmijëve të komunës sonë”, ka thënë Kurteshi-Emini, duke nënvizuar faktin se Komuna e Gjilanit ka edhe strategjinë dhe planin e veprimit për fëmijë për periudhën 2018-2021.
“Kjo strategji përcakton masat për realizimin e të drejtave të fëmijëve në sistemin e qeverisjes komunale dhe kontribuon në krijimin e një komune miqësore për fëmijë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Eco Higjiena

Asamblenë e Fëmijëve e udhëheq Olt Syliqi, ndërsa nënkryetarë janë Andrim Hajdari e Kanina Mehmeti.

Asambleja e Fëmijëve përbëhet nga përfaqësues të shkollave fillore të komunës së Gjilanit dhe për herë të parë është themeluar në vitin 2014, thotë Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të Drejtat e Fëmijëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.