Uji Dea

Kurteshi-Emini: Fillimi i vitit të ri në kushte pandemie do të diskutohet në seancën e rregullt të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin e punës të kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2020 si dhe raportin e Auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2019.

Njëherësh, Komiteti ka rekomanduar për Kuvend katër pesë propozim-vendime: propozim buxhetin për vitin 2021 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 20202-2023, propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunale, propozim-vendimin për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave, propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, të datës 30.05.2019, propozim -vendimin për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2021.

Po ashtu, KPF ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend edhe kërkesën e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për studentë të dalluar për vitin akademik 2019/2020 si dhe kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e sheshit të fshatit me emrin “Qahil Agush Agushi”.

Mobi Casa

Me kërkesën e opozitës (LVV e PDK) dhe dakordimin e partnerëve të koalicionit LDK-AKR, u vendos që në rend dite të seancës së Kuvendit të përfshihet edhe një pikë e veçantë – informata për fillimin e vitit të ri shkollor në kushtet e pandemisë.

Në të vërtetë, kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se Drejtorisë së Arsimit do t`i kërkohet që të sjellë një informatë për fillimin e vitit të ri, në seancën e rregullt të Kuvendit, ku mund të zhvillohet edhe një debat për këtë çështje, me çka u pajtua edhe opozita, e cila fillimisht kërkoi seancë të jashtëzakonshme.

Në të vërtetë, pengesat që ka sjellë pandemia në mbarëvajtjen e aktiviteteve komunale, për shkak se është dashur të punohet me kapacitete të reduktuara, nënvizohen edhe në raportin e kryetarit të Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.