ARKATANA

Kurteshi-Emini: Ekzekutivi është duke shikuar mundësitë buxhetore për t`i ndihmuar qytetarët në këtë kohë pandemie

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal propozim-vendimet për marrjen nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në komunën e Gjilanit, draft-rregulloren komunale për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një vit, propozim-rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, propozim-planin e punës së KK-Gjilan për vitin 2021, propozim-vendimin për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2021 si dhe raportin e punës së KKSB për vitin 2020, përkatësisht planin e punës për vitin 2021.

Sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë natyrore, sqarimet e nevojshme i ka dhënë Sali Fazliu, drejtor për Kadastër, ndërkaq për subvencionet ka folur Ramiz Ramadani, drejtor për Bujqësi, i cili ka thënë se auditori i brendshëm nuk ka gjetur asnjë parregullsi, derisa ai i jashtmi ka pasur vetëm një vërejtje, që më tepër ka qenë çështje e interpretimit.

Hidromorava

Anëtarët e KPF, Hevzi Xhelili, Ibish Ibishi, Avdyl Aliu dhe të tjerët, janë dakorduar me kërkesën e Nevzad Isufit që Komiteti për menaxhimin e pandemisë të sjellë në Kuvend një raport për gjendjen me Covid, përkatësisht shqyrtimin e mundësive nga ekzekutivi, për t`i ndihmuar qytetarët në përballimin e gjendjes gjatë pandemisë.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se ekzekutivi ka diskutuar dhe është duke i shikuar mundësitë buxhetore për t`i ndihmuar qytetarët në këtë kohë pandemie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.