UBT

Kurteshi e akuzon Mustafën për luksin e tepruar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ne kërkojmë nga politika e kryetarit që të ndal luksin, të zbatojë politikë të rreptë të kursimit, të uljes së shpenzimeve për dizajnin teknik dhe estetik të kryetarit, të shpenzimeve tepër të larta në derivate dhe me huazime rreth 3 milion euro të komunës ndaj kompanive të ndryshme ka thënë Ismajl Kurteshi.

Udhëheqësit e Vetëvendosjes në Gjilan edhe njëherë i kanë përsëritur akuzat e njëjta në adresë të kreut të komunës Qemajl Mustafa për shpenzimet e mëdha që po bëhen nga administrata e tij.

Sipas Ismajl Kurteshit kryetar i VV politika e kryetarit të komunës është politikë e luksit. “Kjo qeverisje komunale në Gjilan nuk ka asnjë dallim me disa qeverisje kudo në botë dhe në vendet e varfra, ku në njërën anë pushtetarët bëjnë jetë luksoze, ndërsa në anën tjetër, popullata dhe vendi i tyre përjetojnë krizë të madhe ekonomike, varfëri dhe ngecje në secilën fushë”,është shprehur Kurteshi.

Kurteshi ka kërkuar nga Mustafa që të ndal luksin, të zbatojë politikë të rreptë të kursimit, të uljes së shpenzimeve për dizajnin teknik dhe estetik të kryetarit, të shpenzimeve tepër të larta në derivate dhe me huazime rreth 3 milion euro të komunës ndaj kompanive të ndryshme.

“Ky luks po pengon që shumë projekte të mbesin të pakryera dhe ato të filluara të mbesin në gjysmë. Prandaj, domosdoshmërisht ne kërkojmë që pushteti komunal të kursejë dhe të mos shpenzojë kur ka aq shumë mungesë parash dhe gjendet shumë hapa mbrapa.”

ARKATANA

Sipas Kurteshit nga buxheti i varfër i Komunës së Gjilanit 3 milion euro i kontrollon drejtpërdrejt Kryetar i Komunës i cili një pjesë të madhe të tij e shpenzon për luks.

Edhe Avni Rudaku nënkryetar i VV ka folur për të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm në veçanti rritja e shpenzimeve për shërbime të njëjta përtej kontratës. Rudaku si dukuri negative ka përmendur angazhimin dhe pagesat pa kontratë dhe faturë. “Kjo ka ndodhur me aprovimin e kryetarit të komunës, e që është në kundërshtim të plotë me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale”ka thënë Rudaku.

Sipas tij edhe përzgjedhja e punëkryesve është bërë pa procedurën e prokurimit. “Nuk janë të rralla rastet kur kryetari i komunës angazhon kompani për kryerjen apo ekzekutimin e punëve pa procedura të prokurimit.

Rudaku duke përkujtuar konkluzionet e përgjithshme të Auditorit ka shtuar se procedurat e prokurimit zhvillohen pa respektuar ligjin për prokurimin,se subvencionimet në komunën e Gjilanit ndodhin pa një rregullore të punës,në komunën e Gjilanit nuk ka rregullore mbi sistematizimin e vendeve të punës, dhe se në komunën e Gjilanit nuk ekziston Komiteti për Auditim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.