Fundamenti

Kurteshi: Anamorava fuqia më e madhe e diasporës në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Kurteshi është njëri ndër veprimtarët e pakët që e ka përcjellur gjendjen e shqiptarëve në diasporë. Kurteshi për rajonipress flet për kontributin e diasporës, për rolin e mërgimtarëve të Anamoravës atje dhe për zhgënjimin e diasporës në institucionet kosovare.

Arben Kurteshi është kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër. Asnjëherë gjatë punës së tij dhe aktiviteteve të shumta që ka zhvilluar nuk e ka parë diasporën nga prizmi partiak. Thotë se është përkushtuar që diaspora të ndihet e integruar dhe e relaksuar duke i gëzuar të gjitha të drejtat që i takojnë me konventat ndërkombëtare.

Por Kurteshi thotë se është i befasuar që kohëve të fundit ka një mos interesim të diasporës për të votuar për zgjedhjet e nëntorit.”Diaspora është e zhgënjyer në institucionet komunale e qendrore dhe si rezultat i saj ata nuk po shprehin interesim për të votuar. Diaspora nuk është trajtuar drejtë akoma nga zyrtarët qeveritar sepse ajo ende po shihet si fuqi financiare e jo si fuqi e merituar në investime”.

Kurteshi thotë se edhe zyrat e diasporës që ndodhen nëpër komuna me gjasë nuk janë sa duhet funksionale sepse ato më tepër rrinë të mbyllura dhe nuk janë në dispozicion të mërgimtarëve.

Mobi Casa

Kurteshi i cili është gjilanas thotë se Anamorava ka potencialin dhe fuqinë më të madhe të diasporës në Kosovë.”Përkundër këtij fakti Qeveria e Kosovës e ka anashkaluar Anamoravën , qoftë me investime apo përkrahe tjera financiare. Shumë biznese tashmë në Gjilan janë mbyllur dhe ky fakt nuk është sinjal i mirë”.

Kurteshi thotë se vetëm në Zvicër llogaritet se jetojnë mbi 100 mijë veta nga Anamorava.”Praktikisht një Gjilan i dytë ndodhet në Zvicër dhe ne kemi fat që futbollistët më të mirë në Zvicër i kemi pikërisht nga Gjilani”.

Kurteshi thotë se është ende e vështirë për të tërhequr investitor serioz meqë akoma mungon infrastruktura ligjore dhe siguria për investimet e huaja.

Megjithatë ai shton se AKR Internacional pos lobimit të përhershëm për të sjellur investime dhe për ta integruar diasporën është munduar që të ruaj imigjin e shqiptarëve në Zvicër”./rajonipress/