FITORJA

Kurteshi: Anamorava e Gjilani po ndëshkohet padrejtësisht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arben Kurteshi i cili është i lindur në Gjilan thotë se e ka të pamundur të heshtë dhe të mos shpreh mllefin që qyteti i tij i cili edhe në diasporë ka dhënë më së shumti edhe për luftën edhe për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, e tani të mbetet larg syve dhe veshëve të Qeverisë.

Arben Kurteshi kryetar i AKR-së Internacional me seli në Zvicër thotë se është i zhgënjyer me mos investimet e premtuara në rajonin e Anamoravës. “Të gjitha qeveritë kur po vijnë zgjedhjet po trumbetojnë miliona euro investime. Por me kalimin e kohës ato po zbehen. Kështu po ndodhë edhe me Gjilanin. U premtuan miliona euro investime e Gjilani dhe Anamorava po mbesin rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht” thotë Kurteshi.

Arben Kurteshi i cili është i lindur në Gjilan thotë se e ka të pamundur të heshtë dhe të mos shpreh mllefin që qyteti i tij i cili edhe në diasporë ka dhënë më së shumti edhe për luftën edhe për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, e tani të mbetet larg syve dhe veshëve të Qeverisë.”Ky mos interesim i tyre dhe ky injorim në sferën e investimeve do tu kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme” mendon Kurteshi.

Fundamenti

Kurteshi është i bindur se në këtë mënyrë Gjilani po ndëshkohet padrejtësisht sepse sipas të gjitha raporteve Gjilani edhe në fushën e tatimit në pronë, por edhe në pagesat e taksave komunale dhe kontributeve tjera ndodhet e para, derisa thithë investime më së pakut.

Sipas Kurteshit e tërë forca e investimeve po orientohet në Dukagjin e Drenicë, kurse Gjilani po mbetet vetëm si teren për të manipuluar me votuesit dhe për të bërë pazare klanet politike. Por Kurteshi i bënë fajtor edhe klasën politike e në veçanti deputetet e rajonit të Anamoravës të cilët sipas tij janë bashkëfajtor që Gjilani po mbetet zorrë qorre. “Ata deputet në vend se të flasin, po bëhen të shurdhër dhe për pasojë të gjitha projektet e aprovuara nga kjo klasë politike Gjilanin e lënë pa kyçje në autostradë dhe pa zhvillim industrial dhe ekonomik” tha Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.