Eko Higjiena

Kurt Krasniqi nga Kolmekshi

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Do t’ thurë vargje për kujtime –
Për të parin e familjes sime !
Në këto vargje do t’ a ngjeshi –
Kurt Krasniqin nga Kolmekshi !

Kurt Krasniqi e la vendlindjen –
Drejt Kosovës e mësyu lindjen !
La Kolmekshin dhe Kolgecin –
Në Gollak e mësyu Tugjecin !

Në Tugjec , Kurti kish ndalë –
Tre djem , Zoti ia kishte falë !
Tre djem t’ Kurtit , djem hallall –
Prej tij u bë një mëhallë !

Në Tugjec , shkëlqente rrezja –
N’ mëhallë t’ Kurtit , u banë 8 breza !
8 breza kur u banë krejt –
N’ mëhallë t’ Kurtit , askush nuk mbet !

Deri pas Luftës së Dytë Botërore –
N’ Anadoll , shpërnguleshin prore !
Duke shkuar në Turqi –
Shumë kanë mbet n’ Maqedoni !

Uji Dea

Nëpër viset kosovare –
Shkuan n’ shumë qendra qytetare !
Prej Tugjecit të malësisë –
Shumë ia mësynë edhe Shqipërisë !

Regjimi sllavo – komunist –
Na e solli një krizë të pistë !
Shumë shqiptarëve , shumë evlat –
Shkuan n’ kurbet në Beograd !

Pas regjimeve komuniste –
Vërshuan sulmet shoviniste !…
I lanë vatrat e Kosovës –
Ua mësynë shteteve të Evropës !

Ua mësynë shteteve të Amerikës –
Veç me shpëtua disi prej frikës !
Shkuan n’ shumë shtete të Azisë ,
Të Afrikës , t’ Australisë ! …
Kështu kaluan rreth 300 vjet –
Lagja e Kurtit , n’ Tugjec mbet shkret !
Prej 8 brezave , askush nuk mbet –
Njeri t’ gjallë s’ ka kush të pret !

Ara , livadhe janë mbet të djerra –
Janë mbushë kaça , janë mbushë thera !
Kanë mbet shkret rrugë e themele –
Krejt janë mbyllë , janë bërë zabele !…

Gjilan, më 09.03.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.