Mobi Casa

Kuriozitete: Të rejat e të vjetrat që nuk dini mbi duhanin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

A e dinit se në mbarë globin që popullohet nga 7,5 miliardë banorë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) konsumuesit e duhanit vlerësohen në rreth një miliardë njerëz?

Çdo vit, ata konsumojnë rreth 5 700 miliardë cigare dhe hedhin rreth një milion ton bishta cigaresh.

Filtrat e acetateve të celulozës, lëndë që nuk mund të shkatërrohet nga mikroorganizmat, sipas revistës ndërkombëtare “Journal of Environmental Research and Public Health”, janë kthyer në mbetjet më të përhapura në plazhet e globit.

Por a dinit se industria e duhanit prej më shumë se një dekade ka ndërmarrë nismën për një të ardhme pa tym duhani? Nismëtare e këtij zhvillimi është kompania Philip Morris, e cila me një investim prej 6 miliardë dollarësh në shkencë dhe teknologji ka prodhuar pajisjen elektronike IQOS që mundëson ngrohjen e fijeve të posaçme të duhanit deri në 350 gradë Celsius duke eleminuar totalisht djegien.

Uji Dea

Falë kësaj risie që vjen si një alternativë më e mirë ndaj duhanpirësve që zgjedhin të vazhdojnë konsumin e produkteve të duhanit, shmangen rreth 95% e elementëve të dëmshëm që gjenden në tymin e duhanit.

Fijet e posaçme të duhanit që përdoren me pajisjen IQOS janë të pajisura me filtër organik që përbëhet nga acidi polilaktik (PLA) që gjendet tek misri. Ky element përveçse bën ftohjen e avullit të duhanit dhe frenon disa nga substancat e dëmshme që mund të gjenden aty, është dhe miqësor me natyrën sepse është tërësisht i biodegradueshëm.

Sipërfaqja kushtuar kultivimit të duhanit në botë prej 4,3 milionë hektarësh është pak a shumë e barabartë me sipërfaqen e Zvicrës. Kina është deri tani prodhuesi i parë në botë, duke fokusuar vetëm tek kjo kulturë rreth 40% të prodhimit botëror të gjetheve të duhanit.