GRANDEMALL

Kurdisja e çmimit të naftës në Kosovë, fitimi i ndërmarrjeve arriti deri në 124%

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me hetimet për çmimin e naftës në vend.

Kryetari i këtij Autoriteti, Valon Prestreshi, ka thënë se janë hulumtuar gjithësej 16 ndërmarrje në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur ai, fitimi i këtyre ndërmarrjeve ka shkuar deri në 124%.

“16 ndërmarrje që operojnë në treg dhe ky hetim ka marrë kohë deri tani dhe ende nuk është përfundimtar por kemi konstatuar se ndërmarrjet që kanë operuar në treg në periudhën janar tetor kanë pas një përfitim 9% ndërsa në muajt nëntor ka shkuar në 60% e në dhjetor fitimi ka shkuar në 124% vetëm për produktin naftë”, ka thënë ai.

Prestreshi ka thënë se për shkak të reagimit të madh, qytetar e mediatik, AKK është obliguar që t’i fillojë hetimet.

Uji Dea

Teksa ka thënë se AKK i përgjigjet vetëm Parlamentit.

“Ne i përgjigjemi vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovë të gjitha format. Hulumtimi i 10 muajve për çmimin e derivateve të naftës, duke u bazuar se kemi pas një reagim të madh qytetar e mediatik AKK është i obliguar të filloj procedurën e hetimit”, ka shtuar ai.

Prestreshi po ashtu ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje do të merret pas një muaji, nga ku më pas do të thirren ndërmarrjet për të dhënë sqarimet e tyre.

Sanksioni i AKK-së në këtë rast është vendosja e sanksionit prej 10% të fitimit vjetor. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.