Kurban Bajrami festohet në mënyrë madhështore në Gjilan

Gjilan – Të gjitha rrugët e qytetit shpienin kah xhamia e madhe në qendër të Gjilanit. Aty besimtarët zgjodhën edhe rrugën për të falur Kurban Bajramin. Agim Hyseni nga Bashkësia Islame tha se kjo festë na bashkon, na motivon dhe na bënë edhe më të afërt me njëri tjetrin. Mesazhi ynë është që sot të jemi të bashkuar dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin.
I madh, e, i vogël herët në mëngjes kanë mësyrë dyert e xhamisë së madhe e cila ishte e vogël për të zënë të gjithë besimtarët mysliman për të falur festën e Kurban Bajramit.
Besimtarët e shumtë gjetën edhe mënyrat e tyre për ta falur Kurban Bajramin edhe në trotuare pavarësisht motit të ftohtë në këtë ditë mëngjesi.
Agim Hyseni nga Bashkësia Islame e Gjilanit në ligjëratën e tij shumë kuptimplote tha se Festa e Kurban Bajramit na bënë edhe më të bashkuar që ta ruajmë njëri tjetrin, ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe të ndihmojmë të gjithë ata që kërkojnë ndihmën tonë.
Hyseni tha se qytetarët e Gjilanit edhe në këto kushte po tregohen solidar dhe po ndihmojnë skamnorët derisa Bashkësia islame ka ndihmuar drejtpërdrejtë shumë familje nevojtare.
Hyseni edhe sot bëri thirrje për unitet vëllazëror dhe kërkojë që gjilanasit të jenë edhe më të përkushtuar.
Ndryshe në faljen e Kurban Bajramit pati edhe shumë të rinj të cilët me gëzim e lumturi po kryenin ritin e Kurban Bajramit.
Sylejman Osmani kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan ka uruar të gjithë besimtarët për Festën e Kurban Bajramit. “Sot është një festë e madhe e cila na gëzon dhe na motivon që të jemi edhe më shumë afër njëri tjetrit dhe të kujtojmë, ndihmojmë e përkrahim të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën tonë”.
Osmani tha se Bashkësia islame në Gjilanit ka luajtur një rol unifikues edhe në këto kohë të vështira.
Ndryshe, Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që kryhet në një atmosferë krejt të veçantë, me norma të veçanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh. sh, dhe ku shprehët solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme.
Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress ju uron të gjithë besimtarëve mysliman Festën e Kurban Bajramit. Urime e Gëzuar./rajonipress/