Fundamenti

Kura shtëpiake për trajtim të fryrjes së lukthit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gazrat dhe fryrja në lukth janë probleme të zakonshme të tretjes që ndodhin shpesh për shkak të mostretjes, alergjive ndaj ushqimit ose çrregullimeve të tjera. Është normale të vuash nga ky problem, por ai mund të jetë shumë i pakëndshëm. Për këtë arsye jua sjellim gjashtë kura shtëpiake, që mund të ndihmojnë në trajtimin e këtij problemi.

TRAJTIMI ME ÇAJ XHENXHEFILI

Përbërësit: – 4 feta të rrënjës së freskët të xhenxhefilit – 250 ml ujë Përgatitja: – Vlojeni ujin dhe ia shtoni xhenxhefilin – Lëreni që të qëndrojë për pesë minuta – Pasi që çaji të jetë ftohur pak, filtorjeni likuidin dhe e pini deri në 2-3 herë në ditë.

TRAJTIMI ME HUDHËR

– I shtypni disa thelpinj të hudhrës deri kur të formohet një pastë e më pas i qitni pak piper të zi, pak fara të qimnonit dhe në fund një gotë me ujë të ngrohtë. – Filtrojeni likuidin, lëreni që të ftohet, dhe e pini këtë pije dy deri tri herë në ditë.

TRAJTIMI ME FARA TË KOPRËS

– E qitni një lugë gjelle me fara të koprës në një gotë me ujë të ngrohtë. Lëreni që të zihet për pesë minuta, e pastaj e filtroni dhe e pini likuidin. – Opsion tjetër është që t’i piqni pesë lugë gjelle me fara të kopre, t’i bluani dhe t’i përzini me nga pesë lugë sheqer dhe fara të psiliumit (Plantago psyllium). E konsumoni këtë përzierje në mëngjes dhe në mbrëmje.

UBT

TRAJTIMI ME ÇAJ KANELLE

Përbërësit: – 3 shkopinj të kanellës – 250 ml ujë Përgatitja: – I qitni shkopinjtë e kanellës në një tenxhere me ujin. Lëreni që të vlojë dhe menjëherë largojeni nga pllaka. – Lëreni përzierjen që të qëndrojë sa të ketë nevojë për ta arritur shijen e duhur dhe e pini nga një gotë për çdo ditë Vërejtje! – Mos pini çaj nga kanella nëse keni ulcera ose gastrit sepse mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave! – Gjithashtu shmangeni këtë çaj nëse jeni shtatzënë dhe nëse jeni duke përdorur ilaçe të caktuara!

TRAJTIMI ME ÇAJ MENTE

Përbërësit: – Fletë të freskëta mente – 250 ml ujë – 1 lugë me mjaltë (7.5 g) Përgatitja: – Vlojeni ujin, ia shtoni fletët e mentës dhe lërini që të zihen për pesë minuta. – Filtrojeni likuidin dhe ia shtoni mjaltin për ta ëmbëltua

TRAJTIMI ME SODË TË BUKËS DHE LIMON

Përbërësit: – Lëngu i një limoni – Gjysmë luge sheqeri me sodë të bukës – 100 ml ujë Përgatitja: I përzini mirë të gjithë përbërësit dhe e pini menjëherë.

(Kosova Sot)