RCCOLA

Kur vëllau “sfidon” vëllaun, Jon Daku zë vendin e parë në Olimpiadën e fizikës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas kualifikimit nga garat shkollore, të dielën edhe në garat komunale të Olimpiadës së Fizikës, Joni zë vendin e parë. Pas kësaj, Joni do të përfaqësojë Komunën e Gjilanit në garat kombëtare të Fizikës dhe synon që t’ia dal edhe në këtë garë dhe të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në garat Botërore të cilat me gjasë do të mbahen në Japoni.

Joni është nxënës i klasës së lX të SHFMU “Thimi Mitko”. Kujtojmë se në garat Kombëtare, Joni do ta ketë në sfidë edhe vëllaun e tij Uran Dakun i cili është nxënës i klasës së Xll dhe i cili është bursist i Kolegjit “Mehmet Akif” dhe i cili para dy vitesh përfaqësoi Kosovën në garat Botërore të Fizikës të mbajtura në Tel Aviv të Izraelit.

Hidromorava

Sikurse Urani, po ashtu edhe Joni, edhe pse më i ri, po e ndjek vëllaun me rezultate në të gjitha fushat, dhe i cili pos Fizikës, nga viti i kaluar është kampion i Kosovës edhe në Kimi dhe Matematikë (“IQ challenge”) dhe me ç’rast Joni kishte fituar bursën 100% tek Kolegji “Mehmet Akif”.

Dy vëllezërve Gjilanas, Jonit dhe Uranit ju urojmë që edhe në garat kombëtare të ia dalin suksesshëm dhe së bashku të jenë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës për garat botërore./rajonipress/