ARKATANA

“Kur u shortuam kundër Zvicrës, pritja ishte e madhe” – Bledian Krasniqi gati për sfidën e parë serioze me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori i FC Zurich, Bledian Krasniqi, i lindur në Cyrih, do të përjetojë emocionet e para të mëdha me fanellën e Kosovës pikërisht kundër vendit ku ka lindur e është rritur.

24-vjeçari vendosi të përfaqësojë Kosovën më pak se një vit më parë, pasi pas përfundimit të aventurës me Zvicrën U-21 nuk kishte më kontakte me federatën helvete.

“Pas U-21 nuk kam pasur asnjë kontakt me Zvicrën, ndaj vendimi ishte i lehtë për mua”, deklaroi Krasniqi.

Fati deshi që ndeshja e tij e parë serioze me Kosovën të jetë pikërisht kundër Zvicrës, më 5 shtator në “St. Jakob-Park” të Bazelit, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Kur u shortuam kundër Zvicrës, pritja ishte e jashtëzakonshme. Do të jetë një përvojë e madhe”, theksoi mesfushori.

Krasniqi pranoi se ka marrë kërkesa të panumërta për bileta nga miqtë dhe familjarët, duke shtuar se atmosfera do të jetë unike.

HW

Ai debutoi me Kosovën në qershor, në një miqësore ndaj Komoreve, ndërsa roli i tij i saktë në ekipin e Franco Fodës do të qartësohet në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri gjerman Foda, i cili drejtoi FC Zurich për pak muaj në sezonin 2021/22, është prej vitit 2024 në krye të Kosovës.

Ai tashmë ka shtuar në listë edhe Leon Avdullahun, mesfushorin e ri që zgjodhi Kosovën në vend të Zvicrës, një vendim që Krasniqi e kupton plotësisht.

“Nuk është se po i kthen shpinën Zvicrës. Kur flet me federatën dhe njerëzit në Kosovë, emocionohesh. Është diçka që e bën nga zemra”, nënvizoi Krasniqi.

Kosova është ende e pamposhtur në përballjet ndaj Zvicrës – tre ndeshjet e mëparshme kanë përfunduar në barazim.

“Shpresoj të mbetet kështu. Duhet të sjellim shumë emocione në lojë. Sigurisht, ne do të hyjmë për fitore”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.