RCCOLA

Kur të vegjlit duan të bëhen të mëdhenj !

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Saranda Bllaca- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Gjilan reagon ashpër ndaj deklaratave dhe shpifjeve të zëdhënësit tjetër të komunës ndaj kryetarit Haziri dhe kryesisë së LDK-së dega në Gjilan.

Të mëdhenjve u ka ardhur gjithmonë keq dhe përsëri ju vjen keq për të vegjlit pse janë të vegjël si puna e zëdhënësit të ri të Komunës.

Vogëlsinë e tyre e përjetojnë me dhimbje, e zhurmën që bëjnë të vegjlit e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si një krrokamë që shfaqet dhe zhduket vetë, por atë e zhdukë edhe opinioni, sepse të mëdhenjtë janë të mëdhenj dhe gjithmonë mbesin të mëdhenj.

Për ne si LDK, ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin, kur hiq politikani thotë se është politikan, kur njerëzit si puna e zëdhënësve të këtij pushteti akuzojnë të tjerët për ta fshehur të keqen nga vetja e tyre.

Janë njësoj njerëzish, si çifti i këtij zëdhënësi të ri që në mungesë të aftësive, tërë ditën mohojnë gjithçka që të tjerët kishin bërë. Të këtillët sillen e pështillen rreth grupit të vet dhe, kurrë nuk mund të pajtohen pse të tjerët ecin përpara, punojnë dhe janë afër qytetarit, ata fillojnë të shpifin. Edhe pse injorantë, pushteti u krijon mundësitë që ata të konsideroheshin si elitë qoftë politike, qoftë kulturore, qoftë shkencore …, por, kurrë nuk kanë lënë asgjë me vlerë në asnjërën veprimtari me të cilën janë marrë. Këta janë zëdhënësit e rinj të PDK-së.

Mjeshtrin e intrigës dhe të shantazhuarit e kanë mësuar mirë nga shërbimi i tyre që ka terrorizuar dhe vazhdon ta terrorizoj qytetarin Kosovarë.

UBT

Është vonë tani ta sulmosh kryetarin Haziri dhe t’i heqësh atij kontributin historik në përpjekjet e shqiptarëve për Liri e Pavarësi, pasi Ai e ka bërë më dinjitoz dhe të patundshëm vendin në historinë më të re të Kosovës.

Ne si LDK dega në Gjilan, i kujtojmë edhe njëherë zëdhënësit dhe të gjithë atyre që krrokasin, se nuk është kryetari Haziri ai i cili i fton qytetarët për të negociuar për pronën e tyre që është e shenjët, por pikërisht padroni juaj pa të drejtë dhe në mënyrë shumë ironike i fton qytetarët e rrugës Adem Jashari dhe negocion me ta si të ishte investitor në atë pjesë.

Është vonë dhe qesharake ta kritikosh kryesinë e LDK-së sepse i kujtojmë zëdhënësit të ri të komunës se ata kanë ndërtuar fillet e para të institucioneve komunale në Gjilan, pikërisht janë ata që me mund dhe sakrificë filluan të organizojnë jetën institucionale në komunë, ku qytetari ishte primar, dhe absolutisht jo si ju që për ne dhe gjithë qytetarët gjilanas, janë ende të freskëta ditët e para të uzurpimit tuaj në të gjitha institucionet komunale kur me dhunë keni hyrë, keni thyer dhe demoluar gjithçka që ishte pronë e qytetarëve të Gjilanit.

Ne nuk habitemi me frikën që ju keni, sepse LDK është më e bashkuar se kurrë, dhe padyshim do ta shporrë këtë qeverisje të keqe nga Gjilani sepse edhe ashtu I ka ditët e numëruara.

Këta janë ata të paidentitetshmit, që ndonjëherë ua marrin kohën me intervistat dhe shkrimet e tyre kundër kësaj partie dhe kryetarit të saj. Nuk janë edhe aq shumë, po kohën jua humbin. Këta s’i bëjnë gjë LDK-së, jo. Madje, veç e forcojnë. Por, të dhemb shpirti për ta që e kanë humbur identitetin. Medet!

(Autorja është zëdhënës ee degës së LDK-së në Gjilan)