RajoniPress10:25, 23 Korrik, 2018 | 8 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
Kur të nisesh
kah zemra ime,
kur të nisesh,
tregom.
Nëse bie shi
do ta ndal!
Borë nëse reshë
në çast e shkri!
Po qëlloj furtunë
ia vë gjoksin unë.
E bëj verë, pëllumbi im!
Verë për ty,
që të vish
e lulet e mallit
të qeshin.