Kur shteti nderon një flamur të deformuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prej pak ditësh është ngritur shqetësimi se Tirana po dekorohet me flamuj të deformuar. Në shumë rrugë e institucione të sheh syri një flamur me formë të çuditshme, me një buzë të stërzgjatur e në disa raste me më pak pendë.

Kjo histori është zbuluar tani, por siç duket një flamur i tillë ka vite që qarkullon. Madje presidenti i Republikës është betuar në një flamur të tillë.

Opozita ngriti shqetësimin se është shkelur ligji nr.8926 për formën dhe përmasat e flamurit. Madje ky ligj po vazhdon të shkelet nga krerët e shtetit.

Për shembull kryetarja e Kuvendit ka vendosur një flamur të deformuar tek kryesia e Kuvendit.

Në faqen e kryeministrisë mund të gjesh foto të flamurit të deformuar pas Berishës edhe në vitin 2010.

Hidromorava

Ndërkohë blogu peshkupauje.com raporton se flamujt e deformuar janë shfaqur edhe në pavarësinë e Kosovës, që do të thotë se ka disa vite që janë mes nesh.

Në treg i gjen me të lirë këta flamuj të deformuar dhe një pyetje që të lind është se kur ka lindur ky deformim dhe si është përhapur kaq shpejt.

Natyrisht zyrtarët na detyrohen edhe një përgjigje se si kanë lejuar në institucionet e tyre një flamur të deformuar.

Në mesin e fotografive, është edhe ajo e këngëtares nga Shkupi, Tuna, e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar për nder të pavarësisë së Kosovës, mirëpo, edhe ai flamur rezulton i deformuar. /tema/Zëri/