United Hospital

Kur shoh fshatrat në Gollak

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi

Kur shoh fshatrat në Gollak ,
Nuk qet tym asnjë oxhak –
Flakë më digjet zemra n’ bark ,
Gjumin kurrë s’e bëjë rehat !

Kur shoh shkollat zbrazët çdo klasë –
Zemra n’ bark po donë me m’ plasë !
As s’ shoh mësues, as nuk shoh nxënës –
Sikur djepi i thatë i nënës !

Askurrkush nuk ulet bankës ,
Askurrkush nuk ia thotë këngës ,
Askush s’ ia thotë leximit ,
Recitimit , bukurshkrimit !…

Kur i shoh mullinjtë e rrënuar –
Kujtoj kohërat që kanë shkuar !
Ah, sa drithërat n’ ta janë bluar ,
Miell familjet janë furnizuar !…

Sot , nuk shoh kund mullitarë ,
Nuk shoh njeri duke bartë barrë –
As me kali, as me gomarë ,
Nuk shoh lugje , as gurë të bardhë !…

Nëpër fshatrat kodrinore –
Nuk shoh kund asnjë shitore !
Nuk ndiej shitës që flet shqip ,
Që shet gaz , sheqer e krip !…

Xhamia me minare t’ gjatë –
Ka shumë vjet që ka ngelë thatë !
Ezani në te është ndalë ,
Nuk shkon kush në te me u falë !

United Hospital

N’ Zyre t’ Vendit , puna është ndalë –
S’ regjistron kush çikë, as djalë !
Zyra e Vendit ka mbet e shkretë –
S’ dinë kush lind, as kush ndërron jetë !…

S’ ka ma n’ oda gaz , as qiri ,
Nuk shkon n’ to ma mysafiri !
Asnjë odë ma nuk qet tym –
S’ pritet n’ to ma këngë , as gëzim !…
Nuk sheh kund ma kerre t’ kuqe ,
Nuk sheh krushq duke marrë nuse !
S’ ka vrapime për maramë ,
Nuk ka festë , Shën Gjergj , Bajram !…

S’ ka bagëti, as bujqësi ,
S’ ka bari , as blegtori ,
Kopshtari , as pemëtari ,
Shpendari , as bletari !…

Nuk ka magje , saç , kaci ,
S’ ka çerep , sitë , as tepsi …
Nuk ka vek , që banë pëlhurë ,
Nuk ka kërrabëza – çejz që thurë !

Nuk ka shpi , nuk ka oxhak ,
Nuk ka odë, nuk ka konak ,
Nuk ka sofra me bollak –
Shkretë kanë mbetë vatrat n’ Gollak !

Gjilan, më 12.09.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.