ARKATANA

Kur shënon Eminhaziri Gjilani fiton

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në javën e 24-të, futbollistët e Gjilanit në ballafaqim me Lirin e Prizrenit kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Isa Eminhazirit duke u përforcuar edhe më tepër në tabelën e Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Në praninë e 300 shikuesve “bardh e kuqët” e Gjilanit gjatë 90 minutave ishin më superior se kundërshtari i tyre Liria e Prizrenit.

Në minutën e 5-të, Betim Haxhimusa bukur e shërben nga e majta Eminhazirin, i cili me mjeshtri mposht portierin mysafir Armend Ruxhin duke sjellë skuadrën në epërsi në 1-0.

Gjilanasit patën mundësi të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 17-të, por gjuajtjen e Egzon Shabanit e ndal horizontalja e portierit Ruxh.

Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit dominuan plotësisht në fushë dhe në minutën e 52-të, mbrojtësi Blakqori nga thellësia gjen Eminhazirin i cili nga 13 metra shënon gol të bukur duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme nga ky ballafaqim.

ARKATANA

Futbollisti më i mirë i sotëm Eminhaziri në minutën e 70 u detyrua ta braktis fushën për shkak të një lëndimi të lehtë.

Skuadra mysafire përgjatë 90 minutave asnjëherë nuk rrezikoi portën e portierit të Gjilanit Donat Kaciut.

Pas ndeshjes golashënuesi i dyfishtë i ndeshjes Isa Eminhaziri deklaroi.
“Shënuam një fitore jo edhe aq të lehtë, një fitore për mesin e tabelës shpresojmë të vazhdojmë me këtë tempo ndërsa jam i lumtur që kam kontribuar me golat e mijë që skuadra të fiton”.

Trajneri i Gjilanasve Arbnor Morina si gjithmonë modest theksoi.
“Ngarkesë e madhe është kjo për futbollist brenda javës po i zhvillojmë tri ndeshje, djelmoshat e mijë përgjatë tërë javës mirë janë përgatitur për këtë ndeshje dhe kjo dha fryt, ndërsa neve edhe më tutje po na përcjell i njëjti problem raste po krijojmë dhe ato nuk po i konkretizojmë por më rëndësi është se luajtëm mirë”.

Ndeshjen me autoritet e ka gjykuar Artan Tahiri nga Prishtina
Ndërsa në javën e ardhshme Gjilani është mysafirë i Besës nga Peja./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.