Eko Higjiena

Kur roli i madh pritet të ndodhë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Mësuesja, e dhunuara gjatë luftës ndërsa e gjykuar nga mentaliteti patriarkal i fshtatit ku ajo jeton, për të ishte rol i vështirë. Në këtë rrëfim Irena tregon për përvojën në filmin “Tri dritare dhe një varje”, rolet e saja tjera, artin në të cilin e gjen veten dhe rolin të cilin po e pret sivjet.

Arbër Selmani

Ajo mbetet një ndër aktoret më të njohura e të kërkuara. Së fundmi, Irenën e kemi parë në një rol që duket se e ka nxjerrë më të mirën prej saj. Mësuesja, e dhunuara gjatë luftës ndërsa e gjykuar nga mentaliteti patriarkal i fshtatit ku ajo jeton, për të ishte rol i vështirë. Në këtë rrëfim, aktorja Irena Cahani tregon për përvojën në filmin “Tri dritare dhe një varje”, rolet e saja tjera, artin në të cilin e gjen veten dhe rolin të cilin po e pret sivjet.

Fillimisht, për të mos tingëlluar klishe, na trego si ishte ky vit për karrierën artistike të Irenës?

Ka qenë një vit shumë i mirë, pasi që ka qenë edhe premiera e filmit “Tri dritare dhe një varje “, ku premierën botërore e patëm në Festivalin e Sarajevës dhe në shtator u dha premiera në Prishtinë.

Kritikat kanë qenë shumë të mira , filmi ka fituar disa shpërblime në festivale shumë të rëndësishme. Të gjitha këto të bëjnë me u ndi shumë e lumtun dhe të motivojnë me punu edhe ma shumë.

Roli tek filmi “Tri dritare dhe një varje” u vlerësua shumë. E ndjeve peshën e një gruaje të dhunuar?

Është shumë vështirë më kuptu ose e padrejtë me thanë që e kam ndi peshën e një gruaje që ka qenë viktimë e dhunimit.Une vetëm kam mund me e paramendu, asgjë më shumë, po me thanë të drejtën vetëm paramendimi ka qenë një ndjenë shumë e rëndë, dicka që të shtynë me mendu për të gjitha këto viktima dhe me pasë një respekt të vecant për fuqinë dhe kurajon qe e kanë.

FIDANISHTJA

A është realiteti ynë po ai i paraqitur në këtë film, që ishte propozimi ynë për Oscar?

Fatkeqësisht realiteti është edhe më i keq se sa në film. E keqja ma e madhe është se asgjë s’po bëhet që tu përmirësohet jeta të gjitha grave që kanë qenë të dhunuara. Shpresoj që viti 2015 do tu sjellë ndonjë ndryshim për të mirë!

Cili është roli që Irena po e pret t`i vije e që do donte ta luante?

Rolin të cilin kisha pasë dëshirë ta luaj është një rol i mirë , një rol që është shumë sfidues për cdo aktore e të cilin ende po e pres. Ndoshta më vjen në këtë vit, haha!

Në ndërkohë ke nisur të luash edhe në një serial. Si artiste ku e gjen veten më shumë, cili emocion depërton më shumë në karakterin tënd?

Nëse roli është i mirë , pak rëndësi ka se cfarë zhanri luaj, apo ku luaj (teatër, tv apo film).
Një pyetje pak më tjetër nga këto: A mendon se ky popull është i edukuar me kulturë, dhe si është trajtimi që populli bën teatrit, televizionit, filmit?

Publikun e udhëheqim ne, artistët. Nëse publiku nuk eshtë mjaft i edukuar me kulturë atëherë fajin e kemi ne. Kur ne të fillojmë të prodhojmë shfaqje, filma , seriale me cilësi atëherë as publiku nuk do të mungojë.

Për fund, cilat janë planet tua për vitin tjetër….
Eh planet për vit tjetër nuk mundem me iu tregu se nuk i di, haha.
Jemi një vend i paparashikueshëm dhe i pa planifikueshëm, një vend e një popull qe e don spontanitetin.
Ju dëshirojë një vit të mbarë , me shëndet e shumë dashuni ! Gëzuar! / KultPlus.com