UBT

Kur punohet me projekte gjysmake?

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Deri kur, do të punohet, me projekte gjysmake, dhe me investime jo cilësore? Deri kur, do të shpenzohet paraja e qytetarit, për shpenzime kapitale me jetëgjatësi, por si një banane? Edhe pse, reagimet e qytetarëve qeveritë kurrë si marrin për bazë e t`i dëgjojnë !Por e ndiej për obligim moral, që të reagoj për këto shpenzime kapitale të cilat po bëhen në Përlepnicë ka shkruar Nuhi Nuhiu.

Reagimi i plotw i Nuhi Nuhiut

Unë kam reaguar edhe për kanalizimin të cilin e bën sa për të numëruar si projekt ! Në këtë investim të kanalizime mbi 80% e përlepnicasëve, nuk janë të kyçur, vazhdon të ndotet lumi, u varrosen 80 mijë euron, një investim i dështuar!Edhe ky projekt i dështuar një ditë do të korrigjohet me një buxhet mbi 200 mijë euro! Çdo investim që bëhet brenda një qeverisje, më pastaj, edhe njëherë investohet, nga qeveria e radhës! Çdo investim në Republikën e Kosovës, minimum dy e më shumë herë përsëritet ai projekt! Jemi të pa parë! Jetëgjatësia e investimeve, është e barabartë me dy mandate të një qeverisje! Ashtu ndodhi edhe me rrugën që tani po punohet, kjo ishte ndërtuar në vitin 2007! Qëndroi ky investim vetëm 12 vite, kostoja ishte 270mijë euro! Tani po e njëjta rrugë kushton mbi 380mije euro, por me ndriçim dhe trotuar! Totali u një rrugë 2.7 km 65o mijë euro, punë se jo mahi, bëjnë këto Qeveri! Por thonin dikur,, Nusja e mirë , por syrin qorr”, çdo projekti i mungon diçka, s`ka projekt të kompletuar, me shumë defekte! Kështu i kemi këto Qeveri si Lokale edhe të nivelit qendror, trotuari nga Laku e deri te “Bunari i Rushitit” tepër i ngushtë, kush e beri projektin, i “lumtë”?!

Shtëpia e kulturës apo Ura e Shejtë, kjo është një histori e cila nuk do ta ketë fundin, dhe do të vazhdojë meremetimi i sajë edhe më tej, edhe pse shiriti do të prehet! Filloj në 2013 dhe s’ka të përfunduar! Po as tani s’do te përfundon edhe pse do të prejnë një shirit sa për ta numëruar si projekt i,, kryer”!

I kryer për këtë Qeveri por jo për qytetar, i kryer me beton e asfalt, por jo ashtu si i ka hije një ambienti për qytetar! I kryer me një plafon të lartë 6 metra, dhe i ulur në 3 metra, po aq të kujdesshëm i kemi hartuesit e projektit dhe zbatuesit sa 3 metra i kanë lënë për më vonë të bëhet edhe një projekt për pllakën që duhet vendosur në mes! Faji nuk është i projektuesit, por i urdhërdhënësit, nëse s’ka para mos fillo një punë shkel e shko, mos mbyll hapësira!

Kur ka mbet pa u meremetue që sa vite, nëse s’ka mjete mos bën punë shkel e shko! Qeveria e cila do të vijë, duhet hequr kubëzat e asfaltin për ta rregulluar atë ambient, pamje e shëmtuar do ta ketë! Kështu filloji, kompania e parë i kishte kryer disa punë, disa dyer e dritare, binën, shkallët për hymje, plafonin e sallës! Pas kësaj erdhi tjetra kompani ia hjeki plafonin, i hjeki dyert e dritaret, as që e mori mundin s’paku të bëjë izolimin e plafonit, sepse projektuesi e ka prapa se nuk do të ketë dimër, as verë, por edhe nëse ka, s’do te ketë manifestime, tubime, njashtu as dimrit e verës, kështu me siguri ka thënë kryetari, të gjithë në pushime do të shkojnë!

Mobi Casa

Po muret përse nuk u izoluan?! Kjo është pasojë e projektit apo mungesës së mjeteve për ta kompletuar, një ambient që qytetarët përlepnicas e kanë merituar,! Në këtë sallë, të gjitha aktivitete për Anamoravë janë mbajtur paraluftës, nga këto tubime, manifestime gjithherë ishim të rrezikuar! Po kjo Shtëpi e Kulturës ishte edhe shkas i dëbimit, si dhe i djegies mbi 123 shtëpi dhe 45 objekte përcjellëse! Të plagosur, të rrahur të plaçkitur! Përlepnicasit e kanë merituar një investim me serioz në këtë Shtëpi Kulture jo investim sa për sy e faqe! Absurdi të jetë edhe më i madh, është oborri i këtij objekti! Ne baze shënimeve kadastrale ky objekt i ka mbi 34 ari, aq shumë është ngushtuar me rrugë e rrugica thua që këtu do të zhvillohet ndonjë reli automobilistike!

Kubza e asfalt, pa një metër katrorë gjelbërim prej 34 ari, ky është turp! Unë i kuptoj ata të cilët asfaltin shumë vonë e kanë prekur, kurse ne në Përlepnicë para 43 vite i kemi shkelur mbi të, dhe nuk kemi etje për asfalt, e disa lider i kuptoj, që akoma nuk janë ngopur me erën e asfaltit, neve po na mungon gjelbërimi, në qendër! Në gjithë këtë hapësirë, që e kemi në qendër të Përlepnicës të jetë një gjungël e asfaltit, kjo s’do shumë koment! Tjetri shqetësim i imi është çështja e Pllakës Përkujtimore, largimi i saj, dhe vendosja në murin e Shtëpisë së Kulturës! Çfarë ideje “brilante”, e kujt është kjo ide e mbrapsht se kam kuptuar? !

Te shkatërrohet një investim prej 30 mijë dm, çka t`i thuhet kësaj!Njëherë Pllakën në hekura e mur të thurur, e tani e varur në muret e Shtëpisë së Kulturës! Jemi të paparë! Në vend se të largohen ata hekura e ai mur, dhe të hapet ai vend, ashtu heronjtë e dëshmor, martirët të cilët e dhanë jetën për liri, disa “profesionist” i mbyllën në hekura! Edhe njëherë i burgosën ide e të mjerëve, kështu i kemi “profesionistët” !

Asnjëra hyrje e Shtëpisë së Kulturës s’ka mbulojë, edhe këtu s’do te bie shi, por as borë! E mos te shkruajë për organizimin e brendshem të objektit! Një vendas më tha njëherë, mos e prishni këtë objekt, se është plan i Rusisë! Edhe tani po besoj se nuk është dashtë të ndërhyhet për ta ndryshuar, për atë mbeten lartësia e plafonit 6 metra?

Vetëm iu hjek pjesa e shkronjës T`i kuptoj nostalgjikët e asaj shkronje!Ne lokalin për përgatitjen e trupës të teatrove , apo këngëtarëve kanë vendosur një VC, tepër,, mirë”! Politikanët, artistët kanë nevojë, sepse para se me dal në skenë kanë,, mocione”…….!!!!!!!!! Në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës në oborr duhet vendosur lapidaret për Zijah Shemsiun, Xhavit Ahmeti, dhe heronjtë e të tjerë cilët dhanë jetën për liri, që shumë pak po e gëzojmë! Deri kur Qeveritë sillen me paranë publike në këtë mënyrë “Ndreq ditën e prish natën?

Për të punuar keq, nuk mundet askush, të na i kaloj! Populli nuk reagon, e paraja e tij aq keq menaxhohet pa kurrfarë respekti! Mjerimi, s’ka brira, por të rënat i ka fatale!/rajonipress/