Kur protestojnë pensionistët
Gjilan – Gjendja e rëndë e pensionistëve kosovar ka detyruar disa herë që të dalin edhe në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me pensionistët gjilanas të cilët të organizuar nga Muharrem Bajrami kërkonin të drejtat e tyre. A ka më gjynah e më tmerr se ta shkelësh këtë kategori ose këtë invalid në karroce shprehej Bajrami. Një foto nga albumi i rajonipressit flet shumë për gjendjen e rëndë të pensionistëve.
Pensionistët gjilanas disa herë kanë dalur në rrugë për të protestuar për gjendjen e mjerueshme që po mbretëron tek ata. Pensionistët shpesh janë konfrontuar edhe me policinë dhe kanë ecur rrugëve të qendrës së qytetit për të demonstruar zhgënjimin e tyre 15 vjeçar.
Edhe kjo foto e siguruar nga albumi i rajonipress ku shihet një pensionist në karrocë teksa i prinë protestës flet për pasqyrën jo të mirë të kësaj kategorie.
Muharrem Bajrami si kryesindikalist ishte në rreshtat e parë. “A ka më gjynah e më tmerr se tu shkelësh të drejtat këtyre njerëzve ose këtij pensionisti invalid. Ndaj pensionistëve është ushtruar vërtet gjenocid institucional sepse jemi përbuzur e injoruar për shumë vite” thoshte Muharrem Bajrami.
Pavarësisht shumë protestave e akuzave të shumta të pensionistëve ndaj qeverive pozita e tyre ka mbetur e njëjtë./rajonipress/


