Kur populli pyetë
E vërtetë është toka, i vërtetë dielli, pushteti s´fitohet duke e vrarë fitoren, pushteti s´mbahet duke e vrarë atë
në kuvend s´shkohet me helm e armë
Kosova s´është vetëm e deputetëve
ajo është e të gjithë qytetarëve të saj
Poshtë premtimi i atyre që do të vijnë!
Poshtë lavdia e atyre që po shkojnë!
Populli po heshtë, populli po shikon
çka jeni duke bërë me votën e tij, ku
po e harxhoni besimin që ua ka dhënë
pse s´flisni mes vete, pse s´ bisedoni
a e shihni në çfarë belaje keni rënë
Kosova po sheh, Kosova po shikon
Poshtë premtimi i juve që do të vini!
Poshtë lavdia e juaj që po shkoni!
Lënia inateve është e domosdoshme
firma mbi marreveshtjet s´do duhej të
hidhej. I druhem këti j zgjimi të vonë
pushteti s´fitohet duke e vrarë lirinë
as pushteti s´mbahet duke vrarë atë!..
Rrustem Geci – Dortmund, 18. 11. 2015


