Fundamenti

Kur poeti flet për artin poetik…

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Xhelil Arifi është krijues i ri gjilanas. Ky krijues i ri e do artin poetik. Jeton me vargje. Vargjet dhe Ai janë dy: “uni” dhe jeta e tij. E para, se ka hyrë me kohë në botën poetike, e cila nuk e lëshon nga ajo magji e rrallë arti dhe, e dyta, se ai dallon nga të tjerët, për faktin se shkruan vetëm kur i lind frymëzimi poetik. Pra, Xhelil ta përkujton ndonjë poet shqiptar që veprat e tij artistike i ka bartur mbi supe.

E, Xhelil Arifi, poet gjilanas, sikur e ka një botë “tjetër” arti, ku me vete bart jo aq libra e dokumente, por bart laptopin, një kuti “magjike” e ditëve tona. Ai nuk heziton jo vetëm të flasë për jetën letrare, por edhe për vargjet artistike, të cilat janë burim i tij shpirtëror. Siç dihet, para do kohe, ai botoi veprën poetike me titull “Ma kujto diellin”, e cila vepër ngërthen në vete një dashuri të autorit jo vetëm ndaj artit letrar, që është pasion dhe “uni” i tij, por ajo (vepra) është “lindur” si produkt artistik përkushtues ndaj të rënëve për lirinë e vendit.

Xhelil Arifi është i lindur, më 1968. Jeton në Gjilan. Është lexues i pasionuar i librit. Vepra e tij poetike “Ma kujto diellin”, është një “tufë” vjershash poetike, të cilat shpërthime artistike ua ka kushtuar dy të afërmve të tij: Skyfter Arifit, i cili është rënë dëshmor në luftën për liri të shqiptarëve në Maqedoni dhe Kastriot Arifit, i cili po ashtu bie dëshmor në luftën për liri të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nënë ombrellën e Ushtrisë Çlrimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Dhe, jo vetëm kaq.

Uji Dea

Kur është fjala te ky poet i ri gjilanas, ndeja kalon pa u hetuar fare. Nuk bisedohet për politikë, as për “gjendjen” e strukturës së qytetit, por poeti në fjalë flet për veprat poetike, flet për autorët, për shtëpitë botuese të veprave letrare, për artin letrar etj. “Shihni, shton Xhelil Arifi, – unë, pas kohës së zënë në shtëpi, dali në qytet dhe “strukem” në ndonjë kafiteri. E zgjedhi këndin dhe meditoj. Këtu, ku jemi, shton Xhelili, – më pëlqen. Nuk ka zhurmë. Njerëzit vijnë e shkojnë. Unë ulem dhe ja kutia “magjike” (laptopi), i cili më bën shoqëri. Aty ngulitem dhe krijoj… Unë poezinë e dua. Por, edhe ajo më “do”, sepse frymëzimin e marri nga momenti, i cili më është ngulitur në thellësi shpirti. Kjo është poezia e ditëve tona, të cilën e krijoj dhe shlirohem nga ngarkesa shpirtërore”.

Kur e pyetëm se a është kah përgatit ndonjë vepër të re, ai na thotë se së shpejti ky “projekt” do të jetë i radhës. “Më duhet edhe pak kohë dhe, një ditë, prej ditëve të ardhshme do të dali me veprën e re poetike. Pse jo? Unë nuk krijoj vargje sa për të thënë “diçka”, por krijoj art të qëndrueshëm se më imponohet nga brenda të krijoj. Ajo që shkruhet nga thellësia e brendshme, është fuqi që reflekton arsyeshëm, por edhe artikulohet drejt dhe “arsyetohem” para lexuesve. Shihni, këtu ku gjendem, shumë “sende” më bien ndërmend dhe më lind frymëzimi. Ky është moment. Momentet vijnë rrallë. Pos vargjeve, unë shkruaj artikuj gazetaresk, por edhe shkrime të tjera. E kaloj kohën, por edhe krijoj. Unë krijoj rrallë e arsyeshëm. Kur ndonjë strofë apo varg e botoj në fcb, lexuesit më përkrahin pa masë dhe më vlerësojnë lart. Kjo më gëzon. Më gëzon dhe unë jetoj me vargje, të cilat janë pjesë e jetës sime. Kush e do artin, e do vetën. Me anë të vargjeve, vlerësohet krijuesit. Këto janë mesazhe që dalin nga krijimtaria jonë e përditshsme poetike”, shton në fund Xh. Arifi, poet nga Gjilani. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.