Fundamenti

Kur partneriteti ishte i shëndoshë dhe pa hile, kështu dukej parku i qytetit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kështu kishte pamjen parku i qytetit, në një kohë kur partneriteti Publiko Privat ishte në këmbë të shëndosha dhe nuk kishte ndonjë prapavijë politike. Tani Parku ndodhet nën mëshirën e qytetarëve dhe kohë pas kohe punëtorët e “Eco – Higjienës” ata që e duan punën me zemër mundohen të japin kontributin e tyre. Gjilani nuk mund të mburret se i ka miq austriakët apo investitorët austriak sepse i ka pritur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe largimi eventual i tyre nga ky investim do të ishte vdekje klinike për Gjilanin dhe Lutën në veçanti.

Parku i qytetit është zemra e Gjilanit, është fryma e parë ku qytetari, pushuesi ndalon për të pushuar ose relaksuar. Sot ky park ndodhet në degradimin më të skajshëm të mundshëm. Idiotizmat që ka krijuar pushteti komunal në raport me austriakët e kanë sjellur këtë situatë tejet të pakëndshme. “Gjilani Evropian” nuk e ka ruajtur këtë primat sepse zemra e qytetit po kundërmon, zemra e qytetit po shkatërrohet çdo ditë, para syve tanë, dhe para nesh, kështu siç jemi të heshtur.

Por Nëse e shohim zanafillën e nismës së këtij partneriteti del se dikur kishte një partneritet të shëndoshë. Parku dukej bukur, i gjelbëruar, i mirëmbajtur mirë, i pastër, me drita të natës, me kontejner të bërllogut. Kishte edhe investime, kontejner të ri, por mbi të gjitha kishte besim të shëndoshë partneriteti.

E tani, situata ka ndryshuar totalishtë. Lutfi Haziri që nga fillimi është treguar totalisht i pafuqishëm dhe i pa interesuar që të merret me “Eco – Higjienën”. Njerëzit që kishte rreth tij e donin këtë partneritet të vdekur sepse sipas tyre kështu mund të dëmtohej më së shumti Qemajl Mustafa. Dhe deri diku ia arritën qëllimit sepse u përçan punëtorët e shkretë, u manipuluan dhe në fund u përbuzen po nga ky pushtet. Sot disa prej tyre janë rrugëve, kurse një grup i vogël që s`ka fuqi në “Eco – Higjiena”, por që kanë fuqi tek Luta, vazhdimisht shpifin, sajojnë historina të paqena, i rrahin austriakët, i shantazhojnë, i kërcënojnë, përgatisin lloj – lloj fushate sikur të ishte organizata “Syri i Popullit”. E, Luta vazhdon me hesht, vazhdon të heshtë edhe kur njeriu i tij publikisht kërcënon Rajonipress, publikisht shpik gjithçka që është e dëmshme dhe pa asnjë argument.

RCCOLA

Rajonipress do ta mbrojë të vërtetën gjithmonë dhe do të jemi përkrah atyre kuadrove që vërtet sjellin argumente bindëse. Ne e kemi thënë edhe me herët se investitorët austriak nuk janë krejt pa faj dhe pa gjynahe. Por nëse e shihni në kontinuitet sjelljen e qeverisjes komunale, në raport me austriakët, atëherë vërtet del se dëmi i tyre është minimal.

Nëse komuna e rrah një qytetar austriak, nëse komuna me vetëdije e fut telasheve partnerin dhe me vetëdije e godet për ta lënduar në palcë, atëherë për çfarë partneriteti bëhet fjalë.

Ishte, Xhelal Shabani njëri nga njerëzit më të ngritur dhe më kompetent që mund ta ketë komuna, e që sqaroj deri iku një pjesë të problemit që mbretëron në “Eco – Higjiena”. Po të ishte folur kështu që nga fillimi krejt ndryshe do të dukej situata në teren. Fatkeqësisht për “Eco – Higjienën” ende vazhdojnë të flasin njerëzit me tru të zbrazët dhe pa ndërgjegje etike, morale e njerëzore. Vetëm shikojini profilet e tyre në rrjetet sociale, fjalorin e tyre kriminal që përdorin ndaj austriakeve dhe të tjerëve atëherë e gjeni përgjigjen e merituar.

Arbër Ismajli është i ngarkuar për ta zgjidhur këtë problem dhe se besoj se do ta ketë të lehtë. Por do ta ketë të lehtë nëse merret tërë kohën me “Eco – Higjienën”, duke i dëgjuar të gjitha palët, dhe duke pranuar gabimet e secilit. Është gjynah që ky partneritet i njohur edhe si storie e suksesit të shndërrohet në “Storia e vdekjes”. Për të mos ndodhur kjo ka ende kohë dhe ende mundësi, vetëm duhet vullnet e qartësi. /rajonipress/