RCCOLA

Kur njeriu jeton dhe e do profesionin e vet, për atë s`ka vështirësi, por jeton i lumtur me punën e tij

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këto ditë pata fatin, të jem pacient i një specialisti të syve më me zë, Dr. spec Ardian Nijazi Shabani! Për Doktorin, flitej nga shumë pacientët, për punën, kulturën dhe sjelljet e tij, në QKUK të Prishtinës, ku tani është Drejtor i Klinikës së Syrit! Doktori i gatshëm çdo herë të intervenojë edhe në Spitalin Regjional të Gjilani! Këtij doktori 24 orë punë asnjëherë s’po i mjaftojnë, edhe në Ordinancën Specialistike të syve, “OKULISTIKA “në Gjilan!

Kombi shqiptar, me këso kuadro, vetëm se dita ditës, shkon kah përparimi e zhvillimi! Doktori, rrjedh nga një familje shkollaresh, duke filluar nga babai Profesor i kimisë Nijazi Shabani, nëna njëra nga gjeneratat e para të shkollës së mesme të mjekësisë, infermiere, vëllau Profesor në shkollën e mesme të mjekësisë stomatolog Alban Nijazi Shabani, motra Liridona Shabani Mastere e Ekonomikut! Familje, intelektualësh, familje e arsimit!

Prandaj, Doktori vazhdon traditën familjare! Por, ajo çka e dallon nga të tjerët, është komunikimi me qytetar, afërsia, ngrohtësia, respekti! Në Ordinancën, ”OKULISTIKA”, hasa në pacient nga Presheva, Bujanoci, të cilët kishin ardhur për shërim, kishin besim tek Doktor, dhe në komunikim me ta, me thane duke pasur shqiptar, përse të shkojmë në Vrajë!

Uji Dea

Këtu, kryheshin kontrollat dhe intervenimet, me precizitet dhe me përshtypje të një Doktori, shumë i përkushtuar për nënat, prindërit dhe të gjithë pacientët Te pacientët, mikpritje e përcjellje lënte përshtypje të jashtëzakonshme!

Qytetarët, e Kosovës më s’kanë nevojë të kalojnë kufirin kah Serbia, por, as në Shkup e Shkodër! Doktori, në Prishtinë, doktori në Gjilan! Populli i Kosovës, ka nevojë për këso kuadro, ka nevojë për kulturë , mirësjellje, koha e këtyre të rinjëve dalëngadalë po arrinë! Obligim i politikanëve, tani është të lëshojnë radhën gjeneratave të internetit, gjeneratave të shkolluar e kualifikuar, këta janë e ardhmja e kombit!

Unë, kisha pasur nevojë më herët, të ky Doktor të shkoja, tani po shoh shumë mirë, se sa gabimet i kam bërë qe njëzet vite! Apeloj për të gjithë, që të vizitojnë mjekun sepse kishim qenë,, miop”, e Doktori ma mundësoi të shoh edhe pas kodrës! Respekt dhe faleminderit Doktor Ardian Nijazi Shabani./nuhi nuhiu/rajonipress/