RCCOLA

Kur ndahet nga jeta bazamenti i qeverisjes lokale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hevzi Matoshi ishte njëri nga zyrtarët e pakët që ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha vendimet, aktet, rregulloret e Komunës së Gjilanit. Hevziu ishte edhe model i një zyrtari të drejtë, të urtë, punëtor, ekspert, i dashur me të tjerët, dhe mbi të gjitha njeri që ka punuar me dashuri e sinqeritet në vendin e tij të punës.

Të gjithë kanë mbetur me gojë të shtangur kur u dha lajmi se Hevzi Matoshi nuk është më në këtë botë. Hevziu iku në atë botë, por mbrapa ka lënë një bagazh të madh dhe shumë të pasur në fushën e tij juridike dhe administrative. Emri i tij lidhet me qeverisjen lokale të 20 viteve të fundit sepse ishte i pari dhe kryesori që hartoi shumë akte, rregullore, vendime të rëndësishme që lidhen me jetën institucionale.

Për Hevziun kanë shkruar e folur shumë miq të tij, koleg, zyrtar institucional. Profesori universitar Flamur Hyseni me dhimbje të madhe e ka pritur lajmin për vdekjen e Hevziut. “I dhimbshëm lajmi për vdekjen e hershme të juristit Hevzi Matoshi.

Hidromorava

Hevziun e kam njohur gjatë periudhës 2005 – 2007, në atë kohë ne disa juristë të ri nga Gjilani të sa po diplomuar angazhoheshim për rregullimin e partive politike përmes normave juridike. Më kujtohen debatet interesante dhe bisedat që i zhvillonim në atë kohë. Edhe pse në shumicën e rasteve nuk jemi pajtuar, por, ja kam pëlqyer gjithë here qasjen pozitive dhe konstruktive. Mik i dashur Hevzi, lamtumirë!
Ngushëllime familjes Matoshi, miqve, kolegëve dhe shokëve” ka shkruar pos tjerash Flamur Hyseni.

Edhe Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit ka shkruar.” U ndjeva keq me lajmin që Hevza iku në botën tjetër. Hevza ishte bashkëpunues dhe detyrat i merrte përherë me përgjegjësi të plotë. I kryente me kohë dhe me saktësi. Unë personalisht, kam ndarë çaste të mira të punës e të suksesit me të. Do ta mbaj mend përherë si njërin nga zyrtarët e mirë e pedantë të komunës së Gjilanit. Familjes Matoshi dhe kolegëve ju shprehu ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e Hevziut, me lutjen që ai të prehet në paqen e amshimit. Lamtumirë Hevzo” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/