Kur ndahen nga jeta njerëzit human e solidar, mbrapa mbesin veprat e mira e të paharruara

Gjilan – Haki Halili u nda nga jeta para pak ditësh nga një sëmundje e rëndë, por mbrapa vetës ka lënë vepra të mëdha sepse ishte përkrahës i të gjitha aksioneve në fshatin e tij në Miresh, por edhe më gjerë. Hakiu kishte ndjenja të mërgimtarit të dashur e të sinqertë dhe i tillë do të mbetet përherë.
Asnjëherë nuk është vonë të shkruash për njerëzit që e kanë shpirtin human e të dashur. I tillë ishte Haki Halili nga fshati Miresh i Gjilanit i cili ndërroi jetë para disa ditëve.
Haku ishte mërgimtar dhe jetonte me një pension të mirë, por që gjithmonë të mirën dhe të keqën e ndante me bashkëfshatarët e tij. Pothuajse nuk ka aksion ku Hakiu nuk ka qen i pranishëm.
“Hakiu ka ndihmuar e përkrahur të gjitha kategoritë dhe asnjëherë nuk ka thënë “s`mundem” ose “nuk kam”. Aty ku është dashur të përkrahet ndonjë aktivitet solidar ose në dobi të fshatit Hakiu ishte i pari” shprehet Ekrem Kryeziu aktivist dhe bashkëvendës.
Bashkëvendësit e tij i kujtojnë me shumë dashuri tërë veprat e mëdha që ka bërë Hakiu e që mbesin si një testament për gjeneratat e reja, por edhe për vet Hakiun i cili asnjëherë s`ka pasur dëshirë të bëjë publike përkrahjen e tij.
“Haki Halili vetëm fizikisht është ndarë nga kjo botë sepse pas ka lënë shumë gjeste të këndshme e shumë fjalë dashamirëse” tha Ekrem Kryeziu./rajonipress/