GRANDEMALL

Kur kryefamiljarin e godet skamja e varfëria

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ismajl Haliti jeton në Gjilan së bashku me gruan dhe një vajzë. Vet ka probleme shëndetësore kurse gruaja e tij është sëmurë nga skamja e gjendja e rëndë sociale. Haliti është i befasuar me veprimin e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale e cila ia ka ndërprerë ndihmat sociale gruas së tij edhe pse ajo ndodhet e shtrirë në spital dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ismajl Haliti (1963) jeton në Gjilan së bashku me gruan dhe një vajzë. Gjendja e rëndë sociale e ka detyruar këtë kryefamiljar të punojë punët më të rënda edhe pse thotë se ka probleme shëndetësore dhe vështirë e përballon çdo punë, raporton rajonipress.

ARKATANA

Por Haliti e ka harruar vetën meqë tani e një kohë e ka të sëmurë gruan e cila vuan nga unazat dhe depresioni.”Ishte e sëmurë një kohë të gjatë. I ka marrë ndihmat sociale dhe me ato ndihma edhe mbaheshim disi. Kur ju ndërpre ndihma sociale ajo e përjetoj rëndë dhe ra në depresion. Tani është në spital dhe po kurohet edhe pse gjendja e saj depresive është tepër e rëndë” shprehet Haliti.

Haliti thotë se gruaja e tij Fatime Haliti tashmë nuk e gëzon të drejtën e ndihmave sociale dhe jam shumë i befasuar dhe i zhgënjyer me vendimin e MPMS. “Unë kërkojë nga ekipi i mjekëve dhe komisioni që vet ta vërtetojnë gjendjen dhe të binden se gruaja ime vërtet është e sëmurë dhe nuk është e aftë për punë” shprehet Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.