Eko Higjiena

Kur krijuesi vajton shpërnguljen dhe fshatrat e mbetura shkret

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Demir Krasniqi është njëri nga krijuesit e rrallë dhe të pakët në Anamoravë që vazhdimisht shkruan, kujdeset dhe ofron për lexuesit tanë këngë, tregime e shkrime të shumta që lidhen me shpërnguljen e fshatrave të Gollakut dhe jo vetëm atij.

Demir Krasniqi përmes poezive e këngëve të njohura po dëshmon për shumë dhimbje që po përjetojnë fshatrat kufitare në Malësi të Gollakut. Demir Krasniqi përmes rrëfimeve të tija origjinale po na ofron pamje të dhimbshme nga fshatrat që dikur kishin zë e kishin gjallëri.

Edhe prezantimi i tij i titulluar “Fshati Sfircë” na tregon për trimëritë që ka përjetuar ky rajon dhe për gjendjen e tanishme që sipas Demir Krasniqit është tejet dëshpëruese.

Fshati Sfircë

Është një fshat n’ Malësi t’ Gollakut –
Që shumë herë është skuqë prej gjakut !
Shpesh është skuq me gjak shqiptarë –
Shtrihet n’ brezin kufitarë !

Sfirca jonë, ky fshat shqiptarë –
Padrejtësisht ka mbet i ndarë !
Gjysma mbet me Jabllanicë –
Gjysma mbet me Kamenicë !

Dikur kishte shumë shtëpi ,
Shumë banorë e shumë gjallëri ,
Kishte pleq e shumë të ri ,
Kishte nxënës , kishte bari …

Kishte shkollë , kishte xhami ,
Kishte kopshte dhe mulli ,
Kishte tokë për begati ,
Kishte bujqësi e bagëti …

United Hospital

Atje n’ lug në mes t’ katundit –
Ishte shkolla përskaj lumit !
Nga nxënësit e saj prore –
Jehonte kënga shkollore !

Pak ma poshtë ishte xhamia –
Në te shkonin gjithë burrëria !
Bënin lutje para imamit ,
Falshin festat e Bajramit !…

Nëpër rrjedha t’ lumit gurrë –
Ka pasë shumë mulli me gurë ,
Bluanin elb, misër e grurë ,
Pa miell nuk kanë mbet kurrë !

Sot, me dalë n’ kufi n’ Kapi –
Nuk sheh kund asnjë shtëpi ,
Nuk sheh kund asnjë njeri ,
S’ sheh bari, as blegtori !…

Nuk sheh nxënës n’ shkollë duke shkua –
Shkolla e shkretë krejt është rrënua !
Nuk sheh burrë n’ xhami duke shkua –
Se xhamia është rrënua !

Nuk sheh njeri n’ mulli duke shkua –
Se mullinjtë krejt janë rrënua !
Ara e kopshte janë bërë zabele ,
Thera e kaça janë mbushë themelet !…

Gjilan, më 23.06.2016. Demir Krasniqi

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.