ARKATANA

Kur Kadri Veseli paralajmëronte se Kurti do të takohet me Vuçiqin pa kërkuar falje: Më mbani për fjale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot takim e parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ndonëse çështjen e dialogut kryeministri deklaronte se e ka prioritet të gjashtë e ndonjëherë edhe të shtatë.

Një takim pa kushte të Kurtit me Vuçiqin e kishte paralajmëruar ish-kryeparlamentari dhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një interviste.

“Kanë me ju mashtru i nderuar edhe për dialogun. Albin Kurti ka pranuar të takohet pa asnjë kusht me Vuçiqin, edhe ka me u taku, nëse bëhet kryeministër. Më mbani për fjale mua. A i keni pa ato deklarata, s’takohem pa kërku falje, mbani ato, ka me u taku pa asnjë kusht”, kishte deklaruar Veseli.

Kurti deklaroi sot se takimi i sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë konstruktiv nga ana e delegacionit kosovar. Por tha se pala serbe kishte ardhur në takim me tema të vjetra.

Kurti tha se ata kishin disa propozime, ndërsa tregoi se tri prej tyre u refuzuan, ndërsa për njërin nuk pati përgjigje.

“Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia…. Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë. Pala serbe foli për propozime të vjetra, ne sollëm 4 propozime të reja. E para, avancimi i CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën”, tha Kurti.

FITORJA

“Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve”, theksoi Kurti, ndërsa tha se kanë kërkuar edhe përjashtimin e një anëtari të delegacionit serb, i cili sipas tij ka marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.

“Tri propozime u refuzuan. Në propozimin e parë nuk pati përgjigje”, tha Kurti.

Ai tha se takimi i radhës do të jetë para pushimit të verës.

“Nëse s’gaboj, i bie më 25 korrik”, tha Kurti.

Paraprakisht, për takimin foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pranoi se kishte përplasje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.