RCCOLA

“Kur i lini europianët, merrni shumë fjalë e pak veprime”, Grenell thotë që dialogu të udhëhiqet nga amerikanët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-emisari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-ja duhet të marrë rolin udhëheqës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shohim që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështojnë, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me europianët – dhe kur i lini ata të udhëheqin – ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime”, tha ai për televizionin publik serb.

Grenell shtoi se është e nevojshme që “liderët amerikanë të udhëheqin” dhe se ata kanë besimin e të dyja palëve.

Derisa për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se “s’i ka pëlqyer asnjëherë asnjë ide”.

“Shiko, mendoj se ne e dimë që Kurti thjesht nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe ai është dikush që nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga europianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk po i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë”.

KKVITI

Ai tha se kur ishte Administrata Trump, “Kurtin ne e trajtonim shumë ashpër”.

“Ne në administratën Trump mendonim se të ulesh rreth tavolinës dhe të flasësh për politikën nuk do të shkonte askund. Ne donim zhvillim ekonomik. Kjo do t’i çonte gjërat përpara”.

Grenell sërish e tha që Presidentit Biden i duhet një emisar për këtë proces, derisa më herët e kishte propozuar veten për këtë pozitë.

Ai tha se Trumpin e informonte personalisht për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe se ka mbajtur kontakte të rregullta edhe me Parisin e Berlinin