ARKATANA

Kur Graniti e kërcënonte trajnerin për Taulantin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Thorsten Fink ka zbuluar edhe një detaj interesant kur Granti e kishte mbrojtur Taulantin. “Njëherë kisha mosmarrëveshje me Granitin, pasi ai dëshironte që vëllai i tij të kishte më shumë minuta”, thekson Fink.

Vëllezërit Xhaka u përballen për herë të tretë kundër njëri-tjetrit të martën në Ligën e Kampionëve, derisa Taulanti dhe Graniti kanë dalë nga Akademia e Baselit, shkruan albinfo.ch.

Njëri ndër më të merituarit për suksesin e tyre është Thorsten Fink, ish-trajner i tyre. Ai në një intervistë për ‘Blick’ ka zbuluar se si u rritën futbollistët shqiptarë.

Fink tani drejton Austrinë e Vjenës ndërsa Graniti luan në Arsenal. “Graniti që prej fëmijërisë së tij kishte besim në vete. E dinte se çfarë dëshironte. Kur ai u bë kampion i botës me U-17, filluan vlerësimet ndaj tij”, thotë ish-trajneri i tyre.

HW

Graniti kishte mentalitet fitues. “Kur barazuam ndaj Manchester Unitedit në ‘Old Trafford’ ai ishte i pakënaqur sepse ne nuk fituam”, ka shtuar Fink.

Ai ka zbuluar edhe një detaj interesant kur Granti e kishte mbrojtur Taulantin. “Njëherë kisha mosmarrëveshje me Granitin, pasi ai dëshironte që vëllai i tij të kishte më shumë minuta”, thekson Fink. Por, trajneri është i kënaqur që Taulanti është njëri nga lojtarët kyç te Baseli.

http://www.albinfo.ch/kur-graniti-e-kercenonte-trajnerin-per-taulantin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.