FIDANISHTJA

Kur flet eksperti Ilir Poroshtica: Bulevardi pret, duhet më shumë analiza, e studim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ilir Poroshtica një arkitekt me shumë përvojë dhe profesionalisht i ngritur, duke treguar vlera e cilësi në shumë projekte madhore, të projektuara nga vet ai, ka dhënë një vlerësim profesional rreth Bulevardit të qytetit. “Mos nisni gur themele të reja, pa prerë shirita të projekteve të nisura. Bulevardi pret. Duhet më shumë analiza, e studim për lumin e mbuluar, për pasojat e natyrës” ka shkruar Poroshtica.

Ilir Poroshtica në Zgjedhjet Lokale 2025, garon si kandidat për Kryetar të Gjilanit, nga partia Guxo, si partner i koalicionit të deritashëm në nivel qendror me Vetëvendosjen, por jo edhe në nivel lokal në Gjilan e gjetiu.

Ilir ka një biografi të pasur si arkitekt dhe njohës i mirë i zhvillimeve urbanistike. Është realizator i disa projekteve madhore për Gjilanin, duke depërtuar edhe përtej kufijve lokal, si në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

Ilir Poroshtica realisht është njëri nga kandidatët më serioz dhe më i thirruri për të dhënë vlerësimin e tij, mbi projektin rreth Bulevardit të qytetit, i nisur në kohë fushate dhe i shfrytëzuar si marketing politik nga Albin Kurti dhe Alban Hyseni.

Poroshtica rreth këtij projekti ka shkruar:

Mos nxitoni në fund të mandatit. Duhet pjesëmarrje e qytetarëve dhe dëgjime publike. Sheshi ende i papërfunduar, hyrje-daljet nga Prishtina në mjerim, autostrada në zvarritje, stadiumi i nisur e pa mbaruar, kultqendra, stacioni, palestra, spitali të gjitha gjysmake.

FIDANISHTJA

Mos nisni gur themele të reja, pa prerë shirita të projekteve të nisura. Bulevardi pret. Duhet më shumë analiza, studim për lumin e mbuluar, për pasojat e natyrës.

Projekti i madh nuk ka ku shkon në fund mandati. Përfundoni të nisurat, përmirësoni të mangëtat, mos bllokoni zemrën e qytetit. Shkon njëri, vjen tjetri, projektet duhen përfunduar, me cilësi e qëndrueshmëri.

Prisni. Bulevardi pret.

Në Zgjedhjet Lokale 2025, Iliri garon si kandidat për Kryetar të Gjilanit, nga partia Guxo, si partner i koalicionit të deritashëm në nivel qendror me Vetëvendosjen, por jo edhe në nivel lokal në Gjilan e gjetiu./rajonipress/

https://www.facebook.com/reel/622425067371497