Uji Dea

Kur filluan mospajtimet e Opozitës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tri partitë opozitare ka javë që janë të heshtura për zhvillimet e fundit në Kosovë,të cilat nuk po arrijnë që të gjejnë kompromisin për të vazhduar të bashkuar kauzën e nisur.

Partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma, përkundër faktit se kishin dallime të mëdha programore, për muaj të tërë kishin arritur të bëheshin ‘një’, në qëllimin e tyre të përbashkët, rrëzimin e qeverisë PDK-LDK. Por atëherë kur thuajse kishin arritur në pikën që në opinion kishte filluar që alternativë e daljes nga kriza të shiheshin vetëm zgjedhjet e parakohshme, opozita filloi përplasjen e brendshme, duke bërë që të thehet uniteti anti-qeveri.

Të tri këto parti kishin caktuar datën 26 mars si ditë të protestës së radhës, të cilën e proklamonin se do të ishte më e madhja e organizuar ndonjëherë në Kosovë. Por, në momentet e fundit, vetëm një ditë para se ajo të mbahej, partitë opozitare e anuluan atë, dhe filluan ta fajësojnë njëra – tjetrën prishje të unitetit.

GRANDEMALL

Pavarësisht se përçarjen mundohen të mos e shfaqin edhe në opinion, partitë opozitare nuk po arrijnë që të gjejnë kompromisin për të vazhduar të bashkuar në kauzën e tyre për ta rrëzuar qeverinë.

Mospajtimet mes AAK-së dhe “Vetëvendosjes” kanë nisur ditë më parë kur sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj deklaroi se këto dy subjekte kanë dallime shumë të mëdha mes vete. Mospajtimet mes subjekteve opozitare po ashtu dolën në pah vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar për 26 mars, kur liderët opozitarë vendosën ta anulonin protestën. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte thënë se subjekti i tij kishte kërkuar mbajtjen e protestës së 26 marsit duke thënë se ishte “Vetëvendosja” ajo e cila kërkoi anulimin e saj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.