United Hospital

Kur është koha më e mirë të shkoni në palestër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për të bërë palestër, vrap ose stërvitje është mëngjesi, pasi në orët e para të ditës ka më pak gjasa të kemi detyrime të tjera dhe ushtrimet fizike bëhen pjesë e rutinës sonë më thjeshtë.

Për më tepër besohet se kur bëhet palestër në mëngjes jemi më energjikë dhe produktivë gjatë ditës.

Por, nëse nuk jeni tip mëngjesor dhe e keni thjesht të pamundur të zgjoheni që në orën 6 të mëngjesit kemi lajme të mira për ju. Sipas studimeve më të fundit është vërtetuar se trupi ynë performon më mirë, djeg më shumë kalori dhe lodhet më pak kur bëjmë ushtime fizike gjatë pasdites.

Sa më vonë që të bëjmë palestër aq më shumë trupi ynë është i aktivizuar dhe ndjen më pak lodhje nga ushtrimet.

FIDANISHTJA

Sipas shkencëtarëve kjo që ndodh sepse temperatura e trupi vjen duke u rritur gjatë ditës dhe arrin kulmin e saj pasdite.

Duke u stërvitur në mënyrë të përsëritur pasdite, studiuesit vëzhguan se performanca e atletëve rritej dhe se në mëngjes trupi e kishte më të vështirë të jepte maksimumin e vet.

Pra, në qoftë se jeni një njeri me shumë punë, mos e torturoni veten të zgjoheni shumë herët në mëngjes, më mirë bëni palestër në orët e vona të pasditës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.