FITORJA

Kur duhet të ndërpritet pirja e duhanit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Që duhani duhet lenë, kjo nuk ka diskutim, por kur është më mirë të lihet? Sipas një studimi të bërë nga një grup specialistësh kanadezë, në rast se duhani lihet përpara moshës 40 vjeç, mund të fitohen 10 vjet jetë, të cilat do të humbeshin për shkak të duhanpirës pas kësaj moshe.

Doktor Prabhat Jha së bashku me ekipin e tij ekzaminuan 16.000 amerikanë përpara se të mbërrinte në një përfundim të tillë.

Nga ky studim rezulton se duhanpirësve të cilët lenë duhanin nga mosha 35 deri në moshën 44 vjeç u zgjatet jeta afërsisht me 9 vjet, duke u krahasuar me ata që nuk e lenë kurrë duhanin, por ata që jetojnë më gjatë janë natyrisht personat që nuk kanë pirë kurrë duhan, të cilët kanë dy herë më shumë shanse për të jetuar përtej moshës 80 vjeç.

Gratë duhanpirëse

Uji Dea

Këto rezultate nuk tregojnë se është e shëndetshme të pihet duhan deri në moshën 40 vjeç, pasi kjo shifër është mesatare. Lënia e duhanit nuk eliminon disa rreziqe, sidomos atë të kancerit të mushkërive.

“Nuk ka moshë për lënien e duhanit, por është më e efektshme nëse duhani lihet përpara moshës 40 vjeç”, shpjegon doktor Jha.

Një tendencë tjetër shqetësuese është duhanpirja tek gratë. Ky studim është një nga të parët për ndikimin e duhanpirjesnë jetëgjatësinë e grave, të cilat kanë filluar të pinë duhan në moshë të hershme dhe kanë vazhduar edhe në moshë të rritur.

Sigurisht që edhe grave të cilat nuk e lenë duhanin mesatarisht përpara moshës 40 vjeç, u shkurtohet jeta me rreth 10 vjet. “Në rast se gratë pinë duhan si burrat, ato vdesin ashtu si edhe burrat.”, përfundon doktor Jha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.