RCCOLA

Humanizmi i Bejtullah Kqikut ishte i pranishëm në të gjitha manifestimet kombëtare

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të dielën pra më 31 maj 2020 bëhen 20 vite nga tubimi i mbajtur në qytetin e Gjilanit në nderim të hyrjes së SHBA në këtë qytet. Ismet Sylejmani kryetar i Këshillit Organizativ në atë kohë ka përmendur shumë organizator e donator, derisa për Bejtullah Kqikun ish pronar i kompanisë “Bejta Comerc” ka thënë se ishte donatori kryesor i këtij Manifestimi.

Ismet Sylejmani nga Këshilli Organizativ i asaj kohe ka thënë se më 31 maj 2020 mbushen plot 20 vite nga tubimi që u mbajt në qytetin e Gjilanit, në nderim të ardhjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë!

“Ndihma e madhe që na e kanë dhënë SHBA-të gjatë gjithë historisë dhe veçanërisht gjatë luftës së UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe njohja nga afër e imja me qëndrimet proshqiptare të oficerëve të lartë amerikan në Kampet Bondstel dhe Mantith, ishin motivi im kryesor dhe qendrorë për të marrë iniciativën për të propozuar për mbajtjen e tubimit të parë dhe të fundit më të madhin në Kosovë, pas përfundimit të luftës së dhe pas hyrjes triumfale të KFOR-it të NATO-s në ballë me SHBA-të. Ai tubim i madh atëherë e deri më tani kur po e shkruaj këtë shkrim në nderim të asaj ngjarje të madhe kombëtare, ishte dhe mbetet tubimi më i madh publik, i organizuar dhe me nivel të lartë të përfaqësimit në nderim të Amerikës në Kosovë” ka shkruar Sylejmani.

Sylejmani ka përmendur të gjitha kontaktet e takimet që ka pasur për të ardhur deri tek finalja e manifestimit derisa ka thënë se donatori kryesor i manifestimit ishte firma “Bejta Comerc” me pronarin, tani të ndjerin Bejtullah Kçiku.

Fundamenti

Sylejmani ka thënë se Manifestimi filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnin kombëtar amerikan. “Vlenë të theksohet se himni kombëtarë amerikan, për herë të parë ekzekutohej para një mase mbi 50.000 njerëzish. Në manifestim u mbajtën katër fjalime, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, fjalimi i parë nga Ismet Sylejmani, pastaj Komandanti i TMK-së Gjeneral Agim Çeku, Kryeadministratori ndërkombëtar i Gjilanit z.Ivo Shans dhe nga viset, në emër të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, ish-Kryetari i Komunës së Gostivarit, si kryetari i kohës së flamurit në Gostivar z. Rufi Osmani. Pjesëmarrja ishte masive” ka shtuar Sylejmani.

Sipas Sylejmanit me shumë të drejtë mund të quhet tubim i madh popullor për Amerikën në Kosovë sepse morën pjesë ushtarë e oficerë, përfaqësues të lartë të US ARMY! Morën pjesë personalitete e figura të shquara të jetës politike, kombëtare e shtetërore nga Kosova dhe e gjithë̈ hapësira e viseve shqiptare ka kujtuar Sylejmani.

“Pas përfundimit të Manifestimit ”FUQIA PLANETARE NË KOSOVË”, sponsori gjeneral i manifestimit, afaristi i njohur dhe i nderuar i Gjilanit dhe i Kosovës Bejtullah Kqiku me firmën e tij “Bejta Comerc”, në restaurant Kosova në Bresalc, shtroi drekë për mysafirët e shumtë që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kjo ishte ngjarje e madhe. Dashuria dhe respekti për Amerikën dhe për Amerikën në Kosovë, ishte dhe vazhdon të jetë e madhe, dhe të rritet e të kultivohen ndër breza në Kosovë dhe te tërë populli shqiptar” ka shkruar Ismet Sylejmani, ish – Kryetar i Këshillit Organizativ.

Ndërsa Basri Kqiku nga “Bejta Comerc” thotë se tani pas 20 vitesh ndihet krenar që prindi i tij dhe kompania “Bejta Comerc” ka qen donatori kryesor.”Për ne ka qen nder dhe privilegj ta përkrahim një manifestim ku është përkujtuar ushtria amerikane dhe kontributi i saj për çlirim. “Për Babin, për familjen e për firmën tonë “Bejta Comrce” ka qen nder dhe privilegj ta përkrahim fuqishëm e ta financojmë̈ tërësisht një manifestim të madh popullorë, ku është nderuar SHBA-në dhe Ushtria Amerikane, në nderim të kontributit të madh e vendimtarë të saj për çlirimin e Kosovës”./rajonipress/