ARKATANA

Kur do shteti e bën dritë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse jo për të ndërruar pushtetin, qytetarët e zonave më të thella të Kosovës do të dëshironin që të kishin më shpesh zgjedhje. Ditën kur ata votuan, për 24 orë nuk u aplikuan reduktime të energjisë. Veç një ditë para votimeve, fshatra të tëra ishin në terr.

Zyrtarët e kompanisë përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KEDS-it, këtë radhë dëshmuan se ka alternativa dhe mund të ofrojë rrymë pa ndërpre kur i kërkohet nga dikush më i fortë se ta. Edhe pse prodhimi ishte në shpërpjesëtim me konsumin, rryma e kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për 3 nëntor u importua.

Hidromorava

“Energjia elektrike është importuar nga operatorët ekonomik, partnerë të KEDS, me të cilët KEDS ka kontrata për tregti të energjisë elektrike. Importi me 3 nëntor ka qenë rreth 100 – 370 MW në orë dhe varësisht nga gjindshmëria e energjisë elektrike në treg, KEDS ka importuar nga operatorë të ndryshëm…”, ka bërë të ditur Guri Shkodra, zyrtarë për informim në KEDS.

Sipas tij, prodhimi i energjisë elektrike në KEK gjatë ditës diel ishte rreth 9.5 GWh derisa për të hënën është planifikuar të jetë 11.69 GWh…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.