UBT

“Kur do” Ryva…

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse ende po shijon suksesin e këngës së fundit, këngëtarja Ryva Kajtazi tashmë është duke sjellë risi në treg. Ajo për gazetën Tribuna ka treguar se së shpejti po vjen me një këngë të re të plotësuar me videoklip, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë edhe për planet tjera që i ka për këtë sezon…

Ndonëse nuk ka shumë kohë që ka ardhur në duet, këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi ka treguar për gazetën Tribuna se është duke punuar në një projekt të ri i cili së shpejti do të jetë në duart e publikut.

“Jam në përfundim të projektit tim të ri. Bëhet fjalë për këngën e cila titullohet ‘Kur dua’. Këtë këngë e kam punuar që në festat e fund vitit, ndërsa tani kam vendosur t’ia bashkëngjis edhe videoklipin”, ka thënë Ryva në fillim të bisedës, ndërsa ka rrëfyer se ky projekt është duke prekur finalizimin e vet.

“Jam në finalizim të videoklipit. Së shpejti do të publikohet”. Kajtazi, ka treguar më tej se kush janë bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt, ndërsa ka njoftuar se ka punuar fort që gjithçka të jetë në vendin e duhur. “Për këtë këngë kam punuar me Rozana Radin e cila e ka bërë tekstin e këngës dhe me Don Arbas”.

ARKATANA

Nuk e ka në plan martesën

E meqenëse jemi në prag të sezonit veror dhe fokusi i të gjithë këngëtarëve janë projektet e reja dhe spotet, Ryva ka nënvizuar se ende nuk ka filluar të mendojë për këtë pjesë, pasi që për të momentalisht primare është butiku të cilin nuk ka shumë kohë që e ka hapur.

“Ende nuk kam filluar të përgatitem për sezon veror. Momentalisht jam duke u marrë me punët rreth dyqanit tim ‘Ryva Dresses’. Por normal që së shpejti filloj edhe me përgatitjet për këtë sezon veror”. Ndërkaq përveç se nuk ka filluar ende të bëj plane për sezonin e ardhshëm, këngëtarja ka bërë me dije se as martesa nuk është njëherë për njëherë në planet e saj.

“Jo nuk e kam në plan martesën njëherë për njëherë. Jam e fokusuar në punët e mia rreth angazhimeve në muzikë e në butik”, ka thënë Ryva për fund, duke theksuar se punët në butikun e saj po shkojnë shumë mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.