KKVITI

Kur dinjiteti merr arratinë nga politika

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nga Sadri Ramabaja – Dinjiteti është fenomen i mërguar kaherë nga politika kosovare. Shtresa e manipuluar e popullit këtë do të duhej ta kuptonte kaherë, e sidomos nga çasti kur në krye të Republikës u rikthye ish ministri i qeverisë më kuislinge që kishte Kosova në historinë e saj gjatë pushtimit serb, Isa Mustafa.

Bojkoti i mbledhjes së Asamblesë së Prishtinës nga ana e LDK-së dhe PDK sot, kur në rend dite ishte ndarja e një parcele për ambasadën e Republikës së Shqipërisë, por mbi të gjitha reagimi që pasoi nga LDK bashkë me heshtjen, respektivisht tumirjen e këtij reagimi të partnerit nga ana e PDK-së, shpërfaq publikisht irracionalitetin politik që kanë këto dy subjekte në raport me Shqipërinë.

Ky veprim bëhet pikërisht në prag të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive tona! Urtësia popullore nuk thot kot: çka ka shpiia e qet fëmija.

Këta “fëmijët” e lazdruar të LDK-së dhe PDK-së në nivelin lokal, dëshmojnë de fakto se, sa do të dëshironin “etërit” e tyre të thellohet bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës.

Fill pas këtij akti të turpshëm, LDK në Prishitnë delë me një deklaratë politike banale. Përmes saj, LDK pretendon ta godas ultë Vetëvendosjen dhe personalisht Shpend Ahmetin.

Duke u shprehur pa ekuivok se kanë bojkotuar mbledhjen, meqë po pregaditej të shfuqizohej vendimi që kishte të bënte me ndërrimin e parcelës në Lakërishtë, që i ishte dedikuar LDK-së (2007), në truall për Ambasadën e Shqipërisë.

Fleta poseduese e parcelës, që nga viti 2007 është lehtësisht e verifikueshme se nuk ishte bartur në emër të LDK-së, meqë LDK me kohë kishte hequr dorë nga ideja për të ndërtuar një seli madhështore shumëkatëshe për Partinë! Arsyet I dinë ata. Kjo parcelë rrjedhimisht është ende në pronësi të Komunës së Prishtinës.

KKVITI

Ndërkohë, kur kanë mbetur vetëm katër ditë nag takimi i dy qeverive, asamblistët e Komunës së Prishtinës që vijnë nga LDK-ja dhe PDK-ja shpikin këtë alibi për tu hedhur në sulm kundër Vetëvendosjes dhe kundër Shpend Ahmetit, duke sjellë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në pozicione tejet të palakmushme.

Por, realisht ky veprim i ultë i këtij koalicioni të turpit (PDK-LDK) edhe mund të ishte I pritshëm. Ka më shumë se një vit që ata po bënin çmos ta bllokojë qeverinë komunale të Prishtinës, duke rrezikuar të krijojnë edhe skandale me karakter ndërkombëtar (rasti me BERZH-in rreth autobusëve). Por se do të kulmonte kështu me këtë veprim banal, nuk do ta prisnin as avokatët më të mirë të këtij koalicioni.

Shih për këtë, tendenca për t’ ia afishuar këtë situatë turpi vetëm asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së, më ngjet disi me latë ojën e famshme të Pont Pilatit.

Dinjiteti është fenomen i mërguar kaherë nga politika kosovare. Shtresa e manipuluar e popullit këtë do të duhej ta kuptonte kaherë, e sidomos nga çasti kur PDK qe pajtuar që në krye të Republikës ta rikthejë ish ministrin e qeverisë më kuislinge që kishte Kosova në historinë e saj gjatë pushtimit serb, Isa Mustafën.

Është momenti që Kadri Veseli të distancohet nga ky veprim i ish ministrit të Rrahman Morinës dhe suitës së tij, nëse edhe atij i ka mbetur vetëm pak dinjitet.

Përndryshe, manovrimet banale politike, duke bartur papërgjegjësinë vetëm tek asamblistët e LDK-së dhe PDK-së, është jo vetëm i pabesueshëm, por edhe banal.