Hidromorava

Kur dashuria ndaj futbollit i kalon të gjithë kufijtë

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Për 34 vjeqarin, Abdullah Berishën -“Evi” nga Gjilani, i cili është me aftësi të kufizuara, sporti i futbollit është kaptinë në vete. Berisha edhe pse më një të folur të vështirë është shumë i qartë kur bëhet fjalë për klubin e tij të zemrës FC Drita.

Për Berishën kushtet atmosferike nuk paraqesin ndonjë problem të veçantë, ai në shi, borë apo në diell përvëlues zë vend me karrocën e tij në pjesën anësore të stadiumit të qytetit në Gjilan dhe jashtë tij, për këtë përkujdesen edhe zyrtarët e Dritës të cilët kanë respekt të veçantë për tifozin e tyre të veçantë.

Babai i Abdullahut, Shaban Berisha, prind i katër fëmijëve nuk kishte lënë vend pa trokitur për shërimin e birit të tij, ai për 15 vite rresht ‘Evin’ e kishte mjekuar në spitalet më të njohura në Lublanë të Sllovenisë por nuk kishte mundur të gjejë shërim adekuat.

Shabani për hir të Evit dhe dashurisë ndaj futbollit, shumë herë e kishte ndihmuar FC Dritën duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
“Abdullahu është një djalë shumë inteligjent dhe i dashur për të gjithë njerëzit e qytetit, është i fansionuar pas lojës së futbollit e veçanërisht ndaj FC Dritës, është në gjendje ta përshkruan lojën e 90 minutave por unë si prind i falënderohem edhe zyrtarëve të FC Dritës të cilët e respektojnë dhe i japin kurajo për jetë”, thekson Shabani.

Abdullah Berisha-Evi, për nga natyra është një person shumë i qetë,por kur është në pyetje klubi i Dritës ai di të bëhet edhe nervoz, pasi ai dëshiron vetëm fitore të klubit të tij.
“Për mua çdo ndeshje e klubit të Dritës ka peshën e vetë, të gjithë futbollistët i dua, por edhe më dojnë më përkrahin e më respektojnë, me shumë futbollist të gjeneratave të ndryshme kam kontakte, bile ata në të shumtën e rasteve edhe me vizitojnë kur vizitojnë qytetin e Gjilanit. Humbjen nuk e dua mërzitem shumë, momentet më të mira të mijat kanë qenë kur e kemi fituar 2 herë titullin e kampionit të Kosovës dhe kur ishëm fitues të Kupës së Kosovës dhe Supërkupës së Kosovës, kur i kemi fituar këta tituj, kam qenë shumë i lumtur kam festuar me ditë të tëra nga gëzimi edhe gjumi më patë humbur, këto Kupa të klubit tim të jetës i kam përqafuar e ledhatuar si të ishin ndonjë fëmijë i vogël”, tregon me emocione Evi.

Berisha me karrocën e tij të invalidit përpos futbollit ai me jetën e tij të rëndomtë e kalon kohën nën përcjelljen e gjyshit të tij 82 vjeçar Sebahedin Shehu dhe familjarëve të tjerë.
“Marrëdhëniet më të mira i kam me familjarët e mijë të cilët japin gjithçka nga vetja që të ndihem rehat, ata kanë sakrifikua jetët e tyre për mua, por vend të posaçëm zë gjyshi im 82 vjeçar, ai në asnjë moment nuk më lë vetëm dhe bisedat me të i kam shumë të mira, gjyshi ndihet shumë mirë kur unë jam mirë por edhe ndihet shumë keq kur unë jam keq, dhe për mua është person i veçantë dhe jam shumë i lumtur që e kam gjysh”, shprehet Berisha, duke përqafuar gjyshin e tij.

Fidanishtja

Abdullah Berisha-Evi, përveç Dritës ai ka në zemër edhe klubin e madh Italianë, Interin, ndërsa idol ka legjendën e Interit, Javier Zanettin.

Ky tifoz i madh i futbollit ka në zemër edhe klubin e madh nga Turqia, Galatasaray, ndërsa dhoma e tij është e mbushur me foto të Interit, Galatasarayit dhe Dritës.
Evi, shpreson se shumë shpejt do të takohet me njeriun e madh të futbollit Turk, Ali Shen, pasiqë ka një ftesë të veçantë ta viziton gjigantin e futbollit të Turqisë, Galatasarayin.

Tifozi i madh “Intelektual” është tifoz i veçantë i Përfaqësueses së Kosovës, në çdo paraqitje të djelmoshave Kosovar, Evi me emocione i përcjell nga afër.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që shteti im ka futbollistë të mëdhenj, unë jam pjesë e tyre për këta futbollistë jam në gjendje edhe jetën që e dua aq shumë e jap për të mirën e tyre e gjithë meritë e këtyre të arriturave është i papërsëritshmi ish-kryetari Fadil Vokrri, kam qenë shumë i mërzitur kur u nda nga jeta kryetari ynë një javë nuk kam kontaktuar me askënd, kam dashur ta respektoj veprën e tij të papërsëritshme.

Se sa është i respektuar në FC Drita, 34 vjeqari Abdulla Berisha-Evi, kryetari i këtij klubi Valon Murseli thekson.
“Evi është njeriu më i dashur i klubit tonë, ai zë vend të posaçëm në klubin tonë jemi shumë të respektuar që kemi një njeri të tillë në klubin tonë, ai na motivon, shumë herë futbollistët të cilët shënojnë golin i’a dedikojnë Evit dhe kjo për ne është krenari e veçantë”.

Shoqëria jonë duhet të mendojë më shumë për këtë kategori të njerëzve t’ju bëjnë kushte më adekuate se edhe kjo pjesë e shoqërisë janë pjesë e kësaj shoqërie dhe ne duhet të mburremi me ta se janë fëmijët tanë apo prindërit tanë./rajonipress/