Kur Bernard Berisha nuk i sjell fat Realit dhe Ronaldos
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës ruse Anzhi, Bernard Berisha, ka ndjekur nga afër sfidën mes Malagas dhe Real Madridit, sfidë e cila përfundoi 1:1.
Berisha në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka ndjekur nga afër këtë ndeshje, ku me skuadrën e tij ndodhet në përgatitje për pjesën e dytë të sezonit, që në fillim të marsit fillon në Rusi.
Duket se prania e Berishës në “La Rosaleda”, nuk i ka sjell fat Realit, e po ashtu edhe Ronaldos që dështoi të shënoi nga penalltia përballë portierit Kameni./Indeksonline/


