UBT

Kur Albin Kurti dhe LVV-ja e tij flasin për rend dhe ligj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndjen dhimbje koke

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Besa Ismaili – Kur Albin Kurti dhe LVV-ja e tij flasin për rend dhe ligj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndjen dhimbje koke.

Sepse kjo është e njëjta Kushtetutë që Albin Kurti dikur e sfidonte si “kornizë koloniale”, që e shihte si pengesë për “vullnetin e popullit”, ndërsa Gjykatën Kushtetuese si “vegël të pushtetit”.

Pushteti si i tillë, Albin Kurtin nuk e ka ndryshuar por atij vetëm ia ka përforcuar hipokrizinë.

Dhe kështu, Kushtetuta, që dikur i dukej e huaj, sot është bërë preteksti për të heshtur kundërshtarët, arsyetimi për të bllokuar Kuvendin dhe izoluar vendin.

FIDANISHTJA

Të besosh që Albin Kurti është mbrojtës i Kushtetutës është si të besosh që dhelpra ruan pulat nga rreziku, ku në të vërtetë, rreziku është vetë roja.

[Figurativisht*] Dhelpra më në fund është brenda kotecit, në fakt brenda dy kotecëve (qeveri dhe kuvend), jo për të ruajtur pulat, por për t’i renditur ato një nga një sipas menysë, deri në shpenzimin e tyre, deri në zhbërje të republikës dhe demokracisë.

Se çka e ngopë Albin Kurti, e dimë. Vetëm pushteti pa balance dhe kontrolle e ngopë atë. Por, këtu nuk është çështja.Çështja është: kur do të ngopen qytetarët me mashtrimet, stagnimet, izolimin dhe mospërfilljen?KUR? EDHE SA?33x!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.