United Hospital

Kur akademiku e gjymton mendimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Ganimet Klaiqi – Ky Mehmet Kraja, për të cilin kam shumë respekt, për shkak të mendimit kritik, me këtë shkrim e paska gjymtuar mendimin. Paska dalë në pazar me arushë.

Duke u munduar ta kritikojë ekstremizmin fetar të myslimanëve, Kosovën e paska personifikuar me islamizmin ekstrem. Kjo puna e Ramazanit, tek 95 për qind e popullatës shqiptare me përkatësi fetare islame, më shumë është traditë e disipline e brendshme, se ndonjë dogmë fetare, siç pretendon ta cilësojë Kraja (këtë e pranon edhe vetë, kur myslimanët e tij të FB-së ia mësyjnë detit).

Fundamenti

Por, me gjasë e paska marrë malli ta provokojë publikun, për ta lexuar. Unë kam agjëruar, por në asnjë mënyrë heroin kombëtar – Skënderbeun s’ia jep Krajës. As heroin e poemës shqiptare, Gjergj Fishtën, nuk ia jep. As Pjetër Budin e Pjetër Bogdanin. As Nënën Terezë e Anton Çetën.

Pra, nuk di se sa mund të jetë ky Kraja patriot më i madh se unë, pasi që unë e kam agjëruar Ramazanin. Nëse për asgjë tjetër, për të respektuar 4 apo 5 gjenerata të trungut tim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.