Kuqi synon rikthimin te Finlanda

Njazi Kuqi synon të rikthehet te Përfaqësuesja e Finlandës
Sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi, synon të rikthehet te Përfaqësuesja e Finlandës, ka shkruar uebfaqja “Iltalehti.fi”.
Kuqi është pjesë e skuadrës PK-35, së cilës i është bashkuar kohë më parë. Ai në ndeshjen e parë zyrtare për këtë ekip ka shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj HIFK në kuadër të Liiga Cup.
“Po shpresoj që këtë edicion të shënoj mjaft gola për t’u kthyer te Finlanda. Tashmë te Finlanda është seleksionuesi i ri dhe ai do t’i përcjellë ndeshjet kampionale nga afër ku shpresoj ta bind me paraqitjet e mia”, është shprehur Kuqi.
Kuqi me Përfaqësuesen e Finlandës ka debutuar në vitin 2005 dhe ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje. Paraqitja e tij e fundit daton në vitin 2013.